14 June, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Ja zyrtarët pushtetarë që kanë fituar miliarda!

by News Albania
February 10, 2021
in Kronikë
0
418
VIEWS
Share on Facebook

PARA DHE PUSHTET |Emrat| Zyrtarët shqiptarë, pronarë të kompanive që kanë fituar MILIARDA

PARA DHE PUSHTET, për ata që kanë informacion të përciptë, është sektori i cili merret me të bërit publik dhe transparent, përfitimet e kompanive që janë në zotërim të të familjarëve, të afërmve, apo edhe vetë funksionarëve publike dukë nisur nga politikanët, anëtarët e Sistemit të Drejtësisë, drejtorë të niveleve të larta të Institucioneve Shtetërore, kryebashkiakë, e shumë të tjerë, nga Buxheti i Shtetit nëpërmjet procedurave të Tenderimeve Publike.

Duke synuar të përmbushim sa më mirë synimin e gazetarisë hulumtuese, artikujt e këtij sektori do i ndajmë në disa pjesë, pasi realisht janë shumë funksionarë publikë, duke përfshirë këtu edhe ata që na përfaqësojnë në Parlament, që me anë të kompanive të tyre të kaluara në zotërim të të afërmve përfitojnë para publike nga taksat tona dhe askush nuk luan qerpikun.

Më poshtë do të lexoni një zbardhje të thjeshtë të bërë publike dhe transparente për lexuesit tanë, në bazë të përfitimeve të nxjerra nga shifrat zyrtare që këto kompani kanë përfituar, apo thjesht zotëruesit e tyre dhe pozicioni i tyre në politikë apo administratë. Biznesmenë e politikanë njëkohësisht, të cilët kanë gjetur mënyrën të përfitojnë paratë e shqiptarëve, jo vetëm nga taksat e tyre, por duke i mashtruar nëpërmjet marketingut me kompanitë që i kanë kaluar në emër të të afërmve dhe shërbimin apo mallin që ofrojnë.

A.I.A-ARDIAN LLOSHI

A.I.A e para në listë, kompania e Ardian Lloshit, zotërues me 33.33% të aksioneve së bashku me dy ortakë të tjerë. Pak vite më parë, Lloshi i cili mbante postin e një zyrtari publik në njësinë administrative Gjegjan Elbasan, së bashku me disa kolegë të tjerë u përfshi në një aferë korrupsioni duke shpërdoruar detyrën. Në lidhje me të paktën dy procedura prokurimi, ai dhe kolegët i shkaktuan shtetit një dëm prej 35 milionë lekësh duke përvetësuar thuajse tërësisht shumën e parave të caktuara për ndërtimin e një landfilli mbeturinash në zonë, si edhe të pyllëzimit të një sipërfaqe 50 hektarë me pemë Shegë. Lloshit iu dha masa “Detyrim Paraqitje” nga Prokuroria e Elbasanit.

Në përshkrimin e kompanisë vihet re një fakt shumë interesant. Bashkëshorti i gjyqtares Nafie Curri merr një pagë si inxhinier jo vetëm nga kjo kompani, por edhe nga kompania tjetër e Lloshit, Tirana New Supervisor.

Ndërsa përsa i përket Tirana New Supervisor, ka një kontratë në bashkëpunim po në sektorin e Shëndetësisë me vlerë fondi limit mbi 40 MILION LEKË. Një tjetër kontratë me mbi 15 MILION LEKË nga FSHZH, 15 MILIONË LEKË në rang lokal nga Bashkitë Elbasan, Roskovec dhe Tiranë.

BIG PARKU-VULLNET SINAJ

Vullnet Sinaj është zotërues i 50% të kuotave të shoqërisë BIG PARKU. Të gjithë e njohim oligarkun e rrjetit të supermarketeve Big Market, të ushqimeve që denoncohen si të mykura apo të rimarkuara pasi u ka kaluar data e skadencës, ushqime ricikluese që i shet duke u ulur çmimet. Deputeti i PS, ka vite që me këtë marifet falë laboratorit të oligarkut tjetër të qeverisë Petrit Maho që ka marrë rolin e AKU me laboratorin e tij NOVAL, ia hedh paq dhe do vazhdojë të derdhë para në personazhe, imazh, reklama, fletushka poshtë derës, apo sponsora të paguar në mënyrë të majme për të helmuar mendjen e shqiptarëve me çmime të reduktuara e për të rregulluar imazhin e produkteve që tregton në supermarketet e tij, cilësia e të cilëve vihet re sapo merren në dorë. Në rrethin e gjerë gazetaresk, Sinaj u mbush gotat gazetarëve, e i ngop me dreka e darka të cilat më pas i poston edhe në rrjetet sociale me qëllim që të heshtin ndaj skandaleve të bizneseve të tij.

EPDC ( Europartners Development Consulting )- Jolanda Trebicka

Jolanda Trebicka, drejtuese e projektit të Bashkimit Europian për Bashkitë në Europë është zotëruese me 100% të aksioneve të EPDC (Europartners Development Consulting). Ashtu si kompanie Lloshit, që e përmendëm në fillim të artikullit tonë, duket se edhe kompani që ofron konsulence juridike duket se i ofron një rrogë bashkëshortit të gjyqtares Nafie Curri, Bledar Haskos. Paga dhe shpërblime prej 2 080 104 lekësh si Inxhinier në shoqërinë Euro Partners Consulting sh.p.k për periudhën Janar- Dhjetor 2016, shkruhet në të dhënat e bëra publike. Nga këto rezultate mund të themi se Hasko qenka përfitues e disa rrogave në kompani të ndryshme në vend.

Teuta Konstruksion-Alfons Hani

Zotërues me 100% të aksioneve të kësaj kompanie, Hani është nga ata ndërtues të cilët ka projektuar një prej pallateve që bëri histori gjatë kohës së tërmetit në qytetin e Durrësit. Pse do thoni ju? Me TEUTA KONSTRUKSION ai rezultoi ndërtues i pallatit nr.67, në lagjen nr.3, rruga “Ramazan Jella” në qytetin bregdetar, pallat tek i cili apartamentet nga kati i dytë deri në kat të shtatë kishin dëmtime të shumta në muraturë. Pavarësisht dëmeve në strukturë dhe godinë, Alfons Hani, një inxhinier i firmës së tij dhe administratori i pallatit u dërguan banorëve një akt konstatim, sipas të cilit, pavarësisht dëmeve të pësuara në godinë, pallati ishte i banueshëm. Banorët u futën në apartamentet e tyre derisa dy javë më vonë ndodhi e papritura…

Pallati u inspektua nga një ekip italian dhe inxhinierë shqiptarë, të cilët i shoqëronte kryetari i njësisë administrative nr.1, Roland Çobani. Pasi inspektuan të gjitha apartamentet e dëmtuara, në hyrje të pallatit u hoq tabela që certifikonte që është i banueshëm dhe u vendos tabela ngjyrë portokalli, që thotë është i pabanueshëm, deri në riparimin e dëmeve.

“TEKNOPROJEKT”-Eva Pinguli

TEKNOPROJEKT është kompania e Edmond Pingulit, profesor, inxhinier i dekoruar nga Nishani,i cili ka mbajtur ndër vite pozicione të rëndësishme shtetërore. Ashtu siç ndodh rëndom ai ia ka kaluar kompaninë në zotërim me 100% të aksioneve bashkëshortes së tij Eva Pingulit. Rezulton se sëbashku me një inxhiniere tjetër, motrën e gjyqtarit Fatos Luli, Drita Lulin, ata zotërojnë një sërë kompanish që kanë në zotërim disa koncesione dhe kanë investuar në fushën e HEC-eve.

· DENYL sh.p.k. Objekti i Aktivitetit: Investim në fushën e ujësjellësve dhe marrje me koncesion të tyre në të gjithë territorin e Republikës (Ortakë të tjerë Eva Pinguli e Edmond Pinguli)

· DYNE sh.p.k. Objekti i Aktivitetit: Investim në fushën e hidrocentraleve dhe marrjen me konçension të tyre në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. (Ortakë Eva Pinguli Edmond Pinguli)

· EDE Objekti i Aktivitetit: Investim në fushën e hidrocentraleve, dhe marrjen me koncesion të tyre në territorin e RSH (Ortake, Eva Pinguli)

· ENEDY sh.p.k. Objekti i Aktivitetit: Investim në fushën e hidrocentraleve e marrjen e tyre me koncesion (Ortakë, Eva Pinguli, Edmond Pinguli)

Pinguli përmendet gjithashtu në një çështje që e lidh me bashkëshortin e ish-deputetes socialiste Ermelinda Meksi, Vladimir Meksin. Pak vite më parë, ky i fundit paditi TEKNOPROJEKT për kthimin e gati gjysmë milion dollarëve, 465.000 dollarë për shkak se Meksi pretendonte se Pinguli ka prishur kontratat mes tyre. Në atë kohë Apeli vendosi të linte në fuqi vendimin për dëmshpërblim ndaj Meksit.

R I O F A R M A– Edmond Hido

Riofarma, vetëm njëra nga kompanitë e klanit të shëndetësisë Nushi. Hido, bashkëshorti i motrës së koncesionares së Check Up Vilma Nushit, ka vjelur disa MILIARDA nga Buxheti i Shtetit me INTERLOGISTIC. Portretit familjar i shtohet edhe TRIMED i Endri Hidos, të birit të Edmond dhe Majlinda Hidos.

17 MILION LEKË NGA BASHKITË E VENDIT

1.9 MILIARDË NGA KOMPANITË SHTETËRORE POSTA SHQIPTARE DHE OSHEE

39 MILION LEKË NGA AGJENCIA E BLERJEVE TË PËRQËNDRUARA./JOQ

A.I.A ka përfituar një tender në bashkëpunim në sektorin e Shëndetësisë me vlerë mbi 1 MILIARD LEKË pa TVSH, në shkelje për skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Gazetari Ilir Krasniqi ka sot ditëlindjen/ Unioni Gazetarëve Shqiptarë dhe Newsalbania.al e uron, dhe 100!

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Gazetari Ilir Krasniqi ka sot ditëlindjen/ Unioni Gazetarëve Shqiptarë dhe Newsalbania.al e uron, dhe 100!

June 14, 2025

Peqin: Humb jetën tragjikisht 6-vjeçari Elio Aliu, pak ditë pasi prindërit e regjistruan për klasën e parë

June 14, 2025

A do e verifikojë SPAK-u burimin real të pasurisë së deputetit socialist Arkend Balla?!

June 13, 2025
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë

June 13, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In