12 September, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ja tri Qarqet në vend më të ‘goditur’ nga covid-19!

by News Albania
09/02/2021
in Aktualitet
0
171
VIEWS
Share on Facebook

Nuk është Tirana, ja tri qarqet më të goditura nga Covid-19, regjistruan shtesën më të lartë të vdekjeve në 2020-n. Ja ku renditet Fieri.

Në 6 nga 12 qarqe në vend, në tremujorin e katërt të vitit, rritja e vdekjeve mëse u dyfishua, duke u luhatur nga 100-125%…

Gjirokastra, Shkodra dhe Lezha rezultojnë qarqet që në vitin 2020 kanë pasur rritjen më të lartë të fataliteteve shtesë, në raport me popullsinë përkatëse, duke marrë dhe goditjen më të madhe nga Covid-19.

Sipas të dhënave zyrtare nga Gjendja Civile, nga rreth 6 mijë vdekje shtesë që u regjistruan në 2020-n në krahasim me vitin e mëparshëm, por dhe me mesataren 2015-2019, rreth 1,800 ose 30% e tyre ishin në Tiranë, 732 në Fier dhe 681 në Elbasan.

Por, në raport me popullsinë përkatëse, renditja është tërësisht e ndryshme. Shtesa e jetëve të humbura për 1,000 banorë, që në pjesën më të madhe tregon ndikimin që ka pasur Covid-19, ishte më e larta në Gjirokastër. Në qarkun jugor, që ka një popullsi të moshuar, për shkak të emigrimit të lartë, në vitin 2020 u regjistruan 937 humbje jete në total, me rritje prej 24.3%. Ndërsa shtesa e vdekjeve për 1000 banorë ishte 3.5, sipas të dhënave zyrtare të Gjendjes Civile dhe INSTAT për popullsinë, të përpunuara nga Monitor.

Ky tregues është përkeqësuar edhe për shkak të vijimit të tkurrjes së popullsisë edhe gjatë vitit 2020. Gjirokastra është edhe qarku që në vite normale ka një normë të lartë vdekshmërie (12.3 për 1 mijë banorë në 2019-n, për të arritur në 15.8 vdekje për 100 banorë në vitin 2020).

Në tremujorin e tretë, Gjirokastra renditej e gjashta për shtesën e vdekjeve në raport me popullsinë, por rritja e valës së të infektuarve në nëntor dhe në dhjetor në këtë rajon u shoqërua me më shumë fatalitete, duk ee kaluar të parën në vend.

Pas Gjirokastrës, Shkodra dhe Lezha kanë vijuar të jenë qarqet me më shumë fatalitete të shkaktuara nga pandemia, me 3 vdekje shtesë për 1 mijë banorë. Këto dy qarqe u goditën që në tremujorin e tretë të vitit. Më pas renditen Fier (2.7), Elbasani (2.7), Korça (2.5), berati (2.1), Tirana dhe Durrësi me nga 1.9, Kukësi (1.4) dhe në fund janë Vlorë (1.1) dhe Dibra (1).

Situata ka qenë më e vështirë në tremujorin e katërt, ku dhe humbjet e jetëve në vend rezultojnë të jenë pothuajse dyfishuar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë (nga 5,400 në 10.6 mijë). Të gjitha qarqet pa përjashtim kanë rezultuar me rritje të ndjeshme të fataliteteve shtesë, që ishte më e fortë në Elbasan (+125%), Kukës (+124%), Fier (+121%), Berat (109%), Shkodër (106%), Tiranë 100%. Në total, 6 nga 12 qarqe gjithsej në vend kanë shënuar mëse dyfishim të fataliteteve në 2020-n, në raport me vitin e mëparshëm.

Më e ulët rezultoi rritja e vdekjeve në tremujorin e katërt (me bazë vjetore) në Vlorë (+57%), në Dibër (+73%) dhe në Durrës (+ 77%).

Pavarësisht se kanë qenë më të goditurat nga Covid-19, Tirana dhe Durrësi mbeten dy qarqet që në total kishin numrin më të ulët të vdekjeve në raport me popullsinë (përkatësisht 8 dhe 8.9). Të dy këto qarqe janë të vetmet që kanë parë rritje të popullsisë edhe në 2020-n, sipas INSTAT, për shkak të migracionit të lartë që orientohet drejt qendrës dhe kanë një moshë mesatare më të re. Ndërkohë, të gjitha qarqet e tjera në 2020-n shënuan ulje të popullsisë, e ndikuar kryesisht nga migrimi i brendshëm dhe emigracioni.

Nëntori dhe dhjetori më të vështirët, por edhe janari 2021 fillon me rritje

Shifrat zyrtare tregojnë se vdekshmëria në vend ka filluar të rritet që nga muaji qershor, për të kulmuar në nëntor e dhjetor, kur u shënuar një dyfishim i tyre (përkatësisht 111% dhe 98%).

Lexo edhe këtë: Pandemia muaj pas muaji, në nëntor dhe dhjetor vdekjet në vend u dyfishuan, rekord në Europë

Të dhënat paraprake tregojnë se edhe në janar 2021, situata ka qenë e rënduar, ndonëse në nivele më të lehtësuara në raport me dy muajt e fundit të 2020-n.

Vetëm në janar u shënuan rreth 600 jetë të humbura shtesë, me një rritje prej 28% në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë. Vala e pandemisë filloi të përkeqësohej sërish në gjysmën e dytë të janarit, për të vijuar më e rënduar në shkurt, duke paralajmëruar për një rritje më të lartë të fataliteteve në muajin e dytë të vitit aktual./Monitor

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania