Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik e cila do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.
E Mërkurë – 19 Gusht 2020
19 Gusht 2020 moti do të mbetet i paqëndrueshëm, pra do të jetë me vranësira rreshje shiu dhe stuhi me shkarkesa elektrike.
Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max:
- Zonat malore 18/28°C
- Zonat e ulëta 20/32°C
- Zonat bregdetare 21/31°C
Kosova për ditën e Mërkurë:
19 Gusht 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe zhvillime të vranësirave të pasuara nga rreshje shiu dhe stuhi. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 15°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 28°C gradë Celcius.
E Enjte – 20 Gusht 2020
20 Gusht 2020 moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max:
- Zonat malore 13/30°C
- Zonat e ulëta 15/34°C
- Zonat bregdetare 19/33°C