Pro hapjes së negociatave për Shqipërinë ka votuar Parlamenti Holadez, pas shumë kohësh kundra. Lajmi është shpërndarë nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes një postimi në Tëitter.
Ministrja shkruan se tashëmë Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare.
“Holanda sapo votoi “Po”! Dritë jeshile nga Parlamenti Holandez! Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Një lajm shumë i mirëpritur dhe një njohje e merituar e çlirimit tonë të reformës.”, shkruan Xhaçka.