Detajet/ Autorët iu dolën para me makinë dhe qëlluan mbi të rinjtë, si ndodhi plagosja në Tiranë.
Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se autorët iu kanë dalë para me makinë dy të rinjve Enis Sanxhaku dhe Noa Mato dhe i kanë qëlluar me armë.
Ngjarja ka ndodhur te “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, pas mesnatës, ndërsa burime nga spitali bëjnë me dije për gazetaren Bezat se të plagosurit Sanxhaku, 20 vjeç, dhe Mato, 19 vjeç, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e saj, policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës dhe vijon kontrollin në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.