E shtuna me mot të paqëndrueshëm, priten reshje shiu.
Nga sot, mbi territorin e vendit tonë gradualisht depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe intervale me diell.
Në relievet malore në verilindje dhe zonën e jugperëndimit, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta e shtrëngata afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore hera-herës fiton shpejtësi dhe bëhet e fortë deri në 12-15m/s.