Në një kohë kur shqiptarët janë duke u përballur me çmime te rritura dhe mungesë shërbimesh bazë, Kabineti i Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, është paguar me shuma të mëdha. Mbi 400 mijë euro në vit për pagat e stafit të saj.
Çdo muaj, 3.6 milionë lekë bruto shpenzoheshin për të paguar një ekip të gjerë të këshilltarëve, sekretarëve dhe ekspertëve miq dhe militantë në pozita që, as nuk e kuptojmë mirë çfarë bëjnë, por për të cilat po paguhet çdo muaj.
Përveç kësaj, në xhepat e këtyre individëve mbeten rreth 2.5 milionë lekë neto, të cilat paguhen direkt nga taksat e qytetarëve.Paga e shefes së kabinetit, Evis Fico, është një prej më të lartave, duke arritur deri në 304 mijë lekë bruto në muaj, që pas taksave kthehen në 223 mijë lekë neto.
Po ashtu, këshilltarët e brendshëm si Boralda Lallollari dhe Glen Mebelli, marrin pagë që varion nga 160 deri në 210 mijë lekë neto, ndërsa ata që janë ekspertë të jashtëm gëzojnë gjithashtu paga të konsiderueshme që shkojnë deri në 180 mijë lekë në muaj.
Duke parë këto shifra, një pyetje lind natyrshëm: A është ky luks i panevojshëm në një periudhë të tillë ekonomike për Shqipërinë? A do të vazhdojmë të mbështesim një administratë që ka nevojë për një numër kaq të madh njerëzish të paguar mirë, kur shërbimet themelore që qytetarët presin janë ende larg standardeve të nevojshme?
Përfundimisht, deri kur do të vazhdojnë shembujt e luksit administrativ mbi shpinën e taksapaguesve shqiptarë?
Pagat për kokë, të punonjësve të Spiropalit i gjeni në link:
















