Revoltohet Erion Braçe: Një lejë ndërtimi në fshat shkon mbi 7 milion lekë, po i marrin një dhomë bujkut.
Zëvendës-kryeministri Erion Braçe ankohet për tarifat e larta të ndërtimeve në fshat, duke thënë se një leje ndërtimi shkon mbi 7 milion lekë.
Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Braçe thotë se shteti ka 30 vite qe ka hequr dorë nga strehimi ne fshat, teksa bujqve i duhet të ndërtojnë e strehohen vetë, shpesh edhe pa leje për shkak të tarifave të larta.
Krahas skemës së shpenzimeve, Braçe tregon se në total nevojiten 784 mijë lekë për të nxjerrë lejen e ndërtimit për një banesë 1 katëshe, me sipërfaqe 150 m katrorë.
Shkrimi i Braçes:
SHTEPIA NE FSHAT SI
“NDERTIM PA LEJE”!
E KUSHTUESHME PREJ BUROKRACISE;
NJE DHOME ME PAK!
E PASIGURT PREJ
BUROKRACISE!
Po flas per shtepi ne fshat,
tamam ne fshat; asfare ne fshatra ne vijen bregdetare, thjesht ne fshat dhe PER STREHIM!
Shteti ka 30 vite qe ka hequr dore nga strehimi ne fshat;
As nderton e as strehon me qira sepse apartamente nuk ka.
Bujqit strehoen vete, ndertojne shtepi, thuajse pa leje;
Tradite kjo!
Bashkite e reja tani kane plane rregulluese zhvillimi, duke synuar te vene ne kontroll ndertimin ne territor.
Ja kane dale?
JO!
Dy arsye:
Letrat pa fund si produkt i procedurave dhe kohe e marre per muaj te tere;
Kostot e larta si pagese per procedurat deri ne leje.
Shihini kostot;
PER NJE SHTEPI 150 METRA KATRORE, KOSTOT ARRIJNE NE
784 MIJE LEKE!
Eshte kostoja e 26 metrave katrore,
pra KOSTOJA E NJE DHOME!
Domethene,
Tarifat per procedurat deri ne LEJE,
i kushtojne bujkut 26 metra katrore,
I MARRIN NJE DHOME!
Eshte e qarte,
VEC TRADITES SE KULTIVUAR,
KOSTOT I SHTYJNE BUJQIT TEK NDERTIMI PA LEJE!
Ndertimi pa leje pergjithesisht eshte edhe i pasigurt;
Nje vit e gjysem me pare e pashe me syte e mi ne BUBQ!
Kjo nuk zgjidhet me police gjithfaresh!
Deri tani pervoja me ka treguar se me police jane shtuar edhe me kostot, tamam ne fshat!











