Një video e Luiz Ejllit, teksa ofendon Dea Mishel nga koncerti në Shkodër ka bërë xhiron e rrjetit orët e fundit.
“Tani këtë këngë ia dedikoj një banoreje të shtëpisë së BBVip se më tha je provincial se Shkodra është provincë,” u shpreh Luizi ku më pas filloi muzika me ofendime nga familja.
Duke e quajtur të pangopur me famë dhe vëmendje, Dea i ka kujtuar momentin kur Luizi e ka kërcënuar në BBV duke i thënë se nëse ajo nuk do ta falte por duhet ta kërcënonte dhe ai do kishte dalë menjëherë jashtë shtëpisë në ato momente.
“Unë nuk kisha ndërmend të flisja ndonjëherë për ty dhe as nuk do flas më ndonjëherë për ty. Nuk je në mendjen time. Sot do vazhdoj të festoj ditëlindjen e mamit me familjen timë, pavarësisht se ti dhe të gjithë që ishit në atë koncert hodhët gjithë atë vrer ddrejt nesh dhe me nderpretë.
Gjërat e mia të shenjta mos mi prekni. Jeta ime është e bukur, unë jetoj e plotësuar. Nuk jetoj për klikime, as për tu pasuruar deri në pangopje”, i thotë Dea Mishel-Luizit.