11 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Politikë

Ja pse Edi Rama u tërhoq nga shkarkimi i Ilir Metës!

by News Albania
18/07/2020
in Politikë
0
51
VIEWS
Share on Facebook

Pas tërheqjes së “Rilindjes” së Ramës nga shkarkimi i Ilir Metës si president fshihet një histori shantazhi me video rozë, droge dhe ndërhyrje në drejtësi; Edi Rama shembi Komisionin hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit kur loja po bëhej e rrezikshme…

Me këto fraza e nis publikimin e një shkrimi të sotëm “pamfleti.net”, sipas të cilit gjithsa Edi Rama nisi një vit më parë me lëvizjen hetuese për shkarkimin e Metës nga president s’ishte veç pjesë e lojës shantazhuese mes dyshes në fjalë, lojë e cila vijon prej 13 vitesh nga dashuria në urrejtje dhe anasjelltas.

“Loja Rama-Meta ka si qëllim të vetëm kontrollin e pushtetit, institucioneve dhe ekonomisë, pasurimit dhe mbrojtjes nga drejtësia, duke mbajtur në gjumë popullin me teatër, skema politike dhe propagandë. Por mënyra se si Edi Rama u zbyth nga plani i shkarkimit, duke deklaruar përmes ushtarëve të tij se anulimi i zgjedhjeve të 30 qershorit nga Ilir Meta ishte një shkelje e lehtë e Kushtetutës, flet për një hall të madh dhe siklet të Bablokut.

Në rrethet politike dhe mediatike flitet se Meta e ka shantazhuar Ramën me disa video tronditëse, publikimi i të cilave do të fundoste Ramën, bashkë me Rilindjen. Nga ana tjetër, edhe Edi Rama, përmes Spartak Brahos, ka siguruar një video korrupsioni të Monika Kryemadhit dhe Shkëlzen Berishës, ku bëjnë pazar me pasuritë publike. Por, vijimi i luftës me video, do të fundoste si Ramën, ashtu edhe Metën. Një betejë të tillë me video nisën edhe Meta dhe Berisha në vitin 2015, por u tërhoqën me shpejtësi kur loja nisi të bëhej e rrezikshme. Të gjithë e mbajnë mend kur Meta dhe Spartak Braho, në vitin 2015, vendosën një monitor në Parlament, për të transmetuar një video të Shkëlzenit, pasi Berisha i kërkonte Metës dorëheqjen, me akuzën se kishte porositur vrasjen e Tom Doshit dhe Mhill Fufit. Por, Meta dhe Berisha u ‘morën vesh’ minutat e fundit dhe më pas u bashkuan kundër reformës në drejtësi.

Historia po përsëritet mes Ramës dhe Metës. Ky i fundit ka kërcënuar Ramën se do të publikojë videot nëse nuk tërhiqej nga komisioni i shkarkimit. Personat që i kanë parë këto video, kanë konfirmuar se bëhet fjalë për video rozë, duke marrë lëndë narkotike si dhe biseda për ndërhyrje dhe komandim të drejtësisë. Disa ditë ditë më parë, Lefter Maliqi, një deputet pranë Metës, tha se “do jetë përballë meje në Parlamentin e Shqipërisë dhe do e zhvesh lakuriq, siç është. Mos kujtojë ky palaço se ka vdekur Prifti dhe videot e Priftit apo kasetat e Dashi Pezës apo te lokalet e Tiranës, mungojnë. Po e përsëris, nuk mungojnë videot dhe kamerat e këtij mashtruesi, të këtij skenaristi të 21 janarit, të këtij skenaristi të puçit të shtetit që ç’nuk bëri për të rrëzuar qeverinë Berisha apo z. Meta”.

Një vit para se të bashkohej me Ramën në 2013, Meta dha një mesazh mesazh të qartë, kur tha se “Unë dua vetëm 2 minuta kohë për të transmetuar diçka në video dhe audio për të parë vërtet se kush ndërhyn tek prokuroria dhe gjyqtarët për qëllime politike. Në këmbim të mospublikimit të videos, Rama jo vetëm shembi komisionin hetimor sot, por disa javë më parë bëri ‘kuban’ Ardian Dvoranin për Ilir Metën si dhe ka publikuar një plan për legalizimin e parave të korrupsionit”, shkruan pamfleti.

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania