12 benefitet shëndetësore të Shegës
Shega është një ndër frutat më të shëndetshëm në tokë. Ajo përmban një sasi të madhe përbërësish bimorë të pakrahasueshëm me ushqimet e tjera. Shumë studime kanë treguar që shega ka disa avantazhe të pabesueshme për organizmin e njeriut, duke ulur rrezikun e shumë sëmundjeve.
- Një filxhan lëng shege prej 174 gram përmban:
Fibra: 7 gram
Proteina: 3 gram
Vitaminë C: 30% (të dozës së përditshme të rekomanduar)
Vitaminë K: 36% (të dozës së përditshme të rekomanduar)
Acid folik: 16% (të dozës së përditshme të rekomanduar)
Potasium: 12% (të dozës së përditshme të rekomanduar)
- Shega është mbartëse e dy substancave unike të cilat janë të përgjegjëse për pjesën më të madhe të avantazheve shëndetësore.
- Shega ka efekte mbreslënëse anti-inflamatore.
- Shega ndihmon në luftën kundër kancerit të prostatës.
- Shega ndihmon në luftën kundër kancerit të gjirit. Ekstrakte nga shega kanë treguar një ulje të rrezikut të kësaj sëmundjeje dhe madje ka shërbyer edhe si vrasëse të këtyre qelizave vdekjeprurëse.
- Shega ndihmon në uljen e tensionit. Një studim shkencor na tregon se pas konsumimit të 150 ml lëng shege në ditë, personat me tension të lartë kanë pasur ulje të ndjeshme për gjatë 2 javëve.
- Shega mund të ndihmojë kundër artritit dhe dhimbjeve artikulare. Duke parë se kjo bimë ka efekt anti-inflamator, kjo na sjell në konkluzionin se ajo ndihmon edhe në shërimin nga disa lloje të artritit.
- Lëngu i shegës mund të ulë rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës. Acidi punicic, i cili është acidi kryesor tek shega, mund të ndihmojë në mbrojtjen e zemrës.
- Lëngu i shegës mund të ndihmojë në trajtimin e çrregullimeve të ereksionit.
- Përdorimi i shegës ndihmon në luftën kundër mykut dhe bakterieve. Përberësit e shegës ndihmojnë në heqjen e shumë mikroorganizmave të dëmshme për trupin e njeriut.
- Shega luan një rol të rëndësishëm në përmirësimin e memories.
- Shega përmirëson performancën në aktivitete fizike. Shega është e pasur me nitrate dietike, të cilat luajnë një rol kryesor në performancën fizike të individit.