Ka marrë fund misteri mbi zhdukjen në Shqipëri të biznesmenit italian Davide Pecorelli. Ky i fundit është gjetur i gjallë një ishull në Livorno të Italisë.
Nga raportimet e para thuhet se Pecorelli ka inskenuar vdekjen e tij me ndihmën e disa shqiptarëve kundrejt pagesës. Këtë e ka bërë me qëllim për të fituar siguracionin e jetës në Itali.
Baba i katër fëmijëve, Pecorelli, ishte zhdukur zyrtarisht në Pukë të Shqipërisë, ku kishte shkuar në një udhëtim pune.
Gjurmët e tij bënë të mendohej se ishte brenda një Skoda të djegur të marrë me qira, sëbashku me disa sende personale dhe eshtrat, që në fakt nuk iu atribuuan kurrë atij.