Njihuni me oligarkun e semaforëve! Erion Veliaj i jep 50 MLN Lekë që t’i ‘bëjë hyzmetin’ në Tiranë
Nëse kur kaloni në rrugët pa sinjalistikë të Shqipërisë dhe vini re mungesë tabelash, apo semaforësh jofunksionalë, mendohuni njëherë për përgjigjen se kujt i futen në xhep paratë tuaja për të deficencë funksionaliteti të tillë… Pikërisht këtë përgjigje do jua japim ne sot nëpërmjet këtij artikulli. Bëhet fjalë pikërisht për biznesmenin Bajram Dalipaj, pronar i “I.D.K – KONSTRUKSION” sh.p.k kompanisë që fiton thuajse të gjithë tenderat që kanë si objekt: “Sinjalistikën rrugore dhe semaforët”. Nëse do i hidhni një sy listës së qeverive vendore, kjo kompani ka përfituar tendera në shuma të majme nga Bashkia tiranë, Durrës, Korçë, Librazhd, Vlorë e shumë të tjera, e përmbledhur në pak fjalë, nga Jugu në Veri të vendit.
Vlera totale e 53 tenderave të fituar si operator i vetëm nga bashkitë e vendit është 3.5 MLD LEKË pa TVSH, duke mos marrë parasysh vlerën e atyre në bashkëpunim me kompani të tjera të vendit. Dalipaj ka një pjesë të majme të parave të shqiptarëve të përfituara nga tenderat publikë në shkelje, të cilit i futen në xhep pa u lodhur shumë dhe pa respektuar parimin e konkurrencës në procedurat e prokurimeve publike. Thuajse në 99% të rasteve, kjo kompani fiton duke dhënë ofertë ekonomike më të lartë se të gjithë operatorët e tjerë në garë, thuajse sa 99% e Fondit Limit dhe automatikisht i skualifikon ato dhe pikëpyetja e vetme në gjithë këtë qyl është pse?!
Edhe në tenderin e marrë në analizim ditën e sotme kjo kompani ka fituar me ofertën më të lartë ekonomike dhe tenderi është shënuar me “REDFLAG”. Vlera e fituar është 49 MLN LEKË pa TVSH me diferencë 100 Mijë Lekë të vjetra me Fondin Limit. Kompania tjetër në garë, “MADEKONST” sh.p.k duket sikur ka marrë pjesë fiktivisht në garë sa për të dhënë ofertë ekonomike dhe nuk ia ka paraqitur Autoritetit Kontraktor, në këtë rast Erion Veliajt asnjë tjetër dokument.
Hipotezat që mund të ngremë në këtë artikull janë disa dhe me të drejtë: Kush është Bajram Dalipi, biznesmeni i favorizuar i kryebashkiakëve të Rilindjes që ha taksat tona dhe na lë në mëshirë të fatit e në dorë të Zotit t’u shpëtojmë aksidenteve si pasojë e mungesës së sinjalistikës? Cilat janë lidhjet e këtij oligarku të semaforëve të rrugës me qeverinë, që përfiton para publike në shkelje? Përgjigjen e presim nga SPAK, nëse ka mbaruar punë me vizitat në shtëpinë e Adriatik Llallës.