‘Shkërrmoqet’ propaganda e Edi Ramës! Shkatërrohet “Rruga e Arbërit”, asfalti çahet në disa vende
Rruga e Arbërit është shkatërruar në disa pjesë të aksit. Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, afalti është shkatërruar dhe kjo ka sjellë probleme për shumë qytetarë që përdorin këtë aks.
Rruga e Arbërit u rihap provizorisht më 29 nëntor, ende pa përfunduar mirë. Gjithashtu, gjatë gjithë kësaj kohe, janë numëruar shumë aksidente, edhe pse ka vetëm 20 ditë që rruga është hapur. Qytetarët që përdorin këtë rrugë janë të lodhur nga kjo rrugë dhe shumica i janë rikthyer rrugës së vjetër.


















