Të ‘panjohura’ për sytë e publikut të gjerë, kush janë ministret e reja që Rama i besoi në rrugëtimin e mandatit të 3
Sot, më 2 shtator, kryeministri Edi Rama në mbledhjen e zhvilluar me Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, emëroi si ministre 4 gra jo shumë të njohura për publikun e gjerë.
Kjo është hera e parë që një kryeministër i beson kabinetin qeveritar një numër rekord grash, disa prej të cilave janë dhe pa background të gjerë politik.
Ai ka zgjedhur që të “lejë në hije”, socialistët e vjetër dhe t’i japi një mundësi “frymës së re” që do të sjellin pikërisht këto gra edhe vajza në politik.
Në krye të Ministrisë së Bujëqësië, Rama ka vendosur Frida Krifca, e cila pavarësisht se nuk është një emër shumë i njohur për publikun duket të jetë shumë e denjë për këtë pozicion.
Ajo është një specialiste në këtë fushë dhe ka shërbyer si drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.
Besimin për Minisrinë e Financave ia dha Delina Ibrahimajt, e cila gjithashtu është një eksperte e fushës dhe në vitin 2019 ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së tatimeve.
E diplomuar për Ekonomi Ndërkombëtare në Universitetin Boçoni të Milanos, ka kryer Master Shkencor për Menaxhim dhe Doktoraturën për Menaxhim të Bankave dhe Financave në Universitetin e Romës, Tor Vergata, Delina duket e është një figurë profesionale e përshtatshme për këtë post të rëndsishëm.
Nga nëntori 2016 deri në Korrik 2019, Ibrahimaj ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave (INSTAT).
Numri 1 në listën e Shkodrës, Edona Bilalin, kryeministri ka vendosur ta pozicionoi në krye të Ministrisë për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
Ajo është konsulente biznesi dhe ka bashkëpunuar me sipërmarrje të mëdha në vend, dhe mesa duket kjo e ka bërë Ramën t’i japi një detyrë të vështirë.
Vajzën e re, Bora Muzhaqi e cila ka studiuar dhe punuar në Angli, Rama vendoi t’i jepte detyrën e Ministres së Shteti për Rininë dhe Fëmijët.
Një Ministri e Re e cila duket se i ngjason asaj të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë.