Eventi vjetor i bukurisë “Miss Shqipëria 2020” u mbajt mbrëmjen e shkuar në “Shtëpinë e Kongresit të Lushnjes”. Për shkak të pandemisë dhe mungesës së pjesëmarrëseve nga Diaspora këtë vit konkuruan vetëm 26 vajza.
Fituese u shpall vajza me numrin 14, Iliada Bazi. Miss Shqipëria 2019, Klea Bushi i dorëzoi kurorën vajzës që u shpall më e bukura e ktij kompeticioni.
Në fazën finale u dhanë këto çmime:
Miss Interneti- Iljada Bazi.
Miss Miqësia-Antonela Çina.
Miss “Stopi”, vajza e zgjedhur si velinë – Françeska Rustemi.
Miss Press- Sindi.
Klerisa Meta u shpall shoqëruesja e dytë e Miss Shqipëria 2020.
Françeska Rustemi u shpall shoqëruesja e parë e Miss Shqipëria 2020.
“Miss Shqipëria 2020” u shpall vajza me numrin 14, Iliada Bazi (foto e mëposhtëme).