Këshilli i Bashkisë Fier në mbledhjen e tij të radhës, datë 01.02.2021, e cila u zhvillua online, nëpërmjet platformës ZOOM ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës, në vijim:
- Projekt – vendim “Për dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar 6% për muajin dhjetor 2020”;
- Projekt – vendim “Per miratimin e kritereve, procedurave, dokumentacionit dhe sistemit të pikëzimit për përdorimin e fondit të kushtëzuay mbi programin e Bllok-Ndihmës ekonomike deri në 6% dhe ose me fondet e Buxhetit Vendor”;
- Projekt – vendim “Për trajtimin me ndihmë financiare të familjes së shtetasit Nebi Ymeraj, lagjja “Sheq i Vogël”, Nja Nr.1, i dëmtuar nga zjarri i datës 09.11.2020”;
- Projekt – vendim “Për miratimin e bursave të shtetit për nxënësit që ndjekin programet mësimore pranë shkollave profesionale për vitin arsimor 2020-2021”;
- Projekt – vendim “Për pranimin në Shtëpinë e të moshuarve Fier”;
- Projekt – vendim “Për shtesën e të ardhurave të trashëguara të Buxhetit të Bashkisë Fier për vitin 2021”;














