Loja e ndërprerjes së frymarjes për lojën sekuale ka një termë interesan të njohur si afeksia erotike. Ky lloj aktiviteti midis partnerëve gjatë lojës seksuale ka si synim nxitjen dhe sipas personave që zgjedhin ta përdorin mund të rrisë eksitimin dhe të bëj të mundur orgazma intensive
Por si po thuaj shumica e lojrave seksuale ka disa rreziqe dhe asfiksia erotike është realisht e rrezikshme dhe mund të çojë në dëmtime serioze deri në arrest kardik, dëmtime të trurit dhe mungesa e oksigjenit mund të çojë në vdekje klinike, shprehet Janet Brito e cila është e specializuar në terapinë seksuale. “Shumë ekspertë këshillojnë të mos e bëni.”
Pse njerëzit e shijojnë?
Arsye fiziologjike: Gjatë lojës me frymëmarrjen, ju ose partneri kufizoni oksigjenin në tru. Ky është hapi i parë i procesit. Kur nivelet e oksigjenit janë të ulëta, mund të ndjeheni si të trullosur ose të keni marramendje. Por kur frymëmarrja lirohet, oksigjeni dhe gjaku fillojnë të qarkullojnë lirshëm sërish, mund të ndjeni një kënaqësi të shtuar. Kjo sepse çlirohet dopaminë, serotoninë dhe endorfinë.
Arsye psikologjike: Ky aktivitet mund të bëjë që të dy partnerët të jenë “të nënshtruar” ose dominantë. Kjo dinamikë siguron për ta më shumë eksitim.
Arsye fizike: Për shkak të bllokimit të frymëmarrjes, trupi mund të ngatërrojë shtimin e endorfinës dhe hormoneve si diçka pozitive, të këndshme. Në realitet, hormonet shkaktohen nga reagimi mbrojtës i trupit. Por në bashkimin e emocioneve dhe kënaqësisë, këto ndjesi mund të duken më shumë si “dhimbja është kënaqësi” sesa sinjale paralajmëruese nga truri dhe trupi juaj.
A priten disa efekte anësore?
Nëse veproni me kujdes, nuk parashikohen, por nuk përjashtohen. Disa efekte të mundshme janë: kollitje, çorientim, dobësi të muskujve, mpirje, përgjumje, humbje e koordinimit.
Efektet më të rrezikshme: dëmtim i trurit, laring i dëmtuar, atak në zemër.
Loja e përgjegjshme e frymëmarrjes ka nevojë për tri gjëra
- Edukim: Merrni kohë për të mësuar në lidhje me anatominë e qafës, kokës dhe gjoksit. Kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë kufijtë e presionit dhe forcës. Kjo do t’ju ndihmojnë gjithashtu të shmangni lëndimet.
- Komunikim: Para se të veproni, është më mirë komunikoni për interesat e të dyve në detaje – specifikisht cilat lloje kufijsh janë të nevojshëm.
- Aprovim: Ju dhe partneri duhet të diskutoni kufijtë para se të jeni në momentet e nxehta dhe pëlqimi duhet të jepet në secilën fazë të lojës suaj seksuale. Mos jepni aprovime në rast se jeni në efektin e alkoolit ose drogës.











