👉 Në kuadër të 𝐍𝐄̈𝐍𝐓𝐎𝐑𝐈𝐓 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐓𝐀𝐑 🇦🇱 aktiviteti kulturor, 𝐶̧𝑎𝑗𝑖 𝑃𝑜𝑒𝑡𝑖𝑘 bëri bashkë në ambjentet e Ambasadës poetë, mësues, Lidhjen e Gruas Shqiptare dhe dashamirës të poezisë 📖.
Nën tingujt e muzikës 🎶 shqiptare, poete të komunitetit shqiptar në Greqi, promovuan poezitë e tyre dhe mundësuan gjithashtu një bashkëbisedim mbi krijimtarinë shqiptare, përshtatjen e letërsisë me ndryshimet historike, emigrimin, bashkëjetesën dhe integrimin.
Poezitë e 🗣️ interpretuara nga vetë autoret, përcollën ngjyra emocionale, tablo të jetës së komunitetit shqiptar, historinë e një brezi që përjetoi ndryshimet, një letërsi mëndjehapur, brënda kufijve dhe jashtë saj.
Letërsia 📚 na jep mundësinë të kapërcejmë kufijtë dhe të komunikojmë me kulturat e tjera, kjo mënyra më e mirë për të thelluar lidhjet mes vendeve tona, bazuar në vlerat e respektit, miqësisë dhe pranimit të njëri-tjetrit 🤝.