10 oligarkët që kanë shkatërruar shtretërit e 15 lumenjve; asnjë nuk ka leje ligjore por qeveria “mbyll sytë”
Fajin e përmbytjeve nuk e kanë lumenjt, por së pari, fakti se në 6 shtretërit e lumenjve kryesore, që kalojnë nëpër qytete e zona industriale-bujqësore me zhvllim ndërtimor; dhe në 9 rrjedhat e lumenjve të vegjël zonalë, oligarkët kanë ngritur 234 linja prodhimi inertesh për marrje zhavorr e rërë; ndërkohë që me Ligj nr. 111, datë 15.1.2012, futur në fuqi në datën 15.11.2013 dhe hartuar e diktuar nga KiE, është vendosur moratoriumi 30 vjeçar që ndalon marrjen zhavorri e rëre në lumenj
Kryeministri Rama dhe 3 ministrat Peleshi, Balluku, Ekonomi, që folën për përmbytjet dhe zhdukjen e 4 urave në Krujë, Shkodër, Lezhë e Vlorë; pasi bënë krahasimin me përmbytjet e 10 viteve më parë, “harruan” të thonë, se shkaku kryesor është shkatërrimi e argjinaturave dhe shtretërve të lumenjve.
Kjo gjoja “harresë”, ka lidhje me faktin, se shtretërit e lumenjve, në të 12 qarqet e vendit i kanë monopol shfrytëzimi 10 oligarkët e ndërtimit; të cilët, përveç tyre, kontrollojnë dhe 90% të sipërfaqeve gurore në kodra e male, kur kanë shkatërruar rrjedhjet natyrale.
– Në Fan-Rubik-Milot-Shënkoll, përgjatë rrugës, shtratit e luginës së lumit Mat, janë 12 linja inerte të firmave “A.N.K” e “Bardhi Construktion” të ish-deputetit socialist Ndue Kola dhe firmës “Gjoka Construksion” e oligarkut Rrok Gjoka; të cilat kanë krijuar “varg-male” zhavorri e rëre buzë rrugës nacinale, me gjerësi 50 m e lartësi 30 m.
Po kështu, firmat “A.N.K” e “Bardhi Construktion”, kanë edhe 9 linja interte në shtretërit e lumenjve Erzen, Drin, Vjosë, Seman e Shkumbin, Devoll.
– Firma e ndërtimit “Sterkaj”, po në këto shtrate e gjatësi lumenjsh, por dhe në Ishëm e lumin Ishëm e Zezë të Krujës, ka 8 linja prodhim inerte, në pronësi faktike të deputetit “Rilindës”, Paulin Sterkaj.
– Rekord është firma “Salillari shpk”, me 32 linja prodhimi intertesh, nga Lumi i Vlorës (Selenicë) dhe përgjatë Vjosës pranë zonës Mallakastër-Levan; në Shkumbin, Erzen, Seman, Osum (Ura Vajgurore-Berat-Skrapar); në lumin Mat (Milot) e deri në Kukës; 20 prej të cilave, ia ka dhënë subjekteve të vogla që punojnë për të ose me të.
– Në lumenjt e zonave Vlorë, Fier, Ballsh, Durrës, Rrogozhinë Tiranë, Krujë, Milot; firma “Fusha shpk” ka 9 linja interesh, ndërsa 3 linja i ka në zonën Rrogozhinë-Peqin-Elbasan.
– Dy firmat “Gener 2” dhe “4-AM” të oligarkut Bashkim Ulaj, në shtretërit e lumenjve Valbonë, Drin, Mat, Shkumbin, Ishëm, Erzen e Vjosë, kanë 11 linja për nxjerrje zhavorri e rëre.
– Firma “Gjikuria”, në zonën e kryqëzimeve lumore të Shqipërisë së mesme Vjosë-Osum-Shkumbin-Devoll-Erzen, ka 7 linja për nxjerrje zhavorr e rërë; ndërkohë që në grykë-derdhjet e 5 lumenjve të vegjël, të zonës Sarandë-Himarë-Vlorë, ka nga 1 pikë nxjerrje inertesh me skrep.
– Firma oligarkike “Victoria Invest”, “Vëllzërit Hysa” dhe “Bajrami N”, kanë 10 linja inertesh zhavorrë e rërë, vetëm në rrjetet lumore të zonës Korçë-Pogradec-Elbasan-Peqin.
Madje, oligarkët Salillari, Ulaj, Fusha, Gjikuria, për shkak se kanë marrë dhe monpolin e tenderëve të punëve publike në zonat Gjirokastër-Sarandë, kanë hapur pika intertesh dhe në lumenjt Bistricë e Drino.
Këtyre, u mjaftojnë nga 2-3 skrepa që gërmojnë në shtretërit e limenjve dhe ngarkojnë atomjetet me zhavorrë e rërë, vendosur në buzë e pranë rrugëve kryresore dhe poshtë e pranë urave, ku kostoja është e ulët.
Kush i lejon oligarkët e ndërtimit, të “shqyejnë” lumenjt me pasojë përmbytjet e qëndrave të banuara dhe tokave; kur i ndalon Ligji nr. 111, datë 15.1.2012, futur në fuqi në datën 15.11.2013 dhe hartuar e diktuar nga KiE?
Pikërisht këta e shikojnë, që buzë lumenjve zhurmojnë qindra skrepë, të cilët nxjerrin rërë e zhavorr dhe ngarkohen dhjetra makina të rënda, që qarkullojnë në rrugët nacionale e mes qyteteve./Pamfleti














