Izraeli s’njeh kufi, sulmohet laboratori i testeve Covid në Gaza
Laboratori i vetëm i testeve Covid-19 në Gaza është sulmuar nga raketat izraelite. Klinika Al-Rimal, në qytetin me të njëjtin emër në Rripin e Gazës, u shkatërrua pjesërisht. Gjithashtu njoftohet se janë goditur edhe ministria e Shëndetsisë dhe zyra e Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit. Si pasojë e sulmeve disa mjekë janë plagosur.
Zëdhënësi i Ministrisë, Ashraf Qidra, tha se sulmet izraelite “kërcënojnë të minojnë përpjekjet e ministrisë së shëndetësisë përballë pandemisë Covid”. OBSH njofton se 103,000 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Gaza, nga të cilët mbi 930 kanë vdekur. Kujtojmë se lufta midis Izraelit dhe Palestinës në Rripin e Gazës është përshkallëzuar javën e kaluar. Mbi 200 palestinezë kanë humbur jetën nga sulmet ajrore të Izraelit, mes tyre gra dhe fëmijë.











