Prej ditësh vendi zien nga paralajmërimet e mediave se një grup “hackuesish” nga Rusia po tentojnë të vjedhin të dhënat nga rrjetet e komunikimit në Shqipëri, duke përdorur aplikacionin “WhatsApp”. Pre e ‘hackerave’ ka rënë gazetari Mariglen Kume, i cili në grupin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u ka kërkuar kolegëve një kod me 6 shifra. Lëvizje tipike që është njoftuar edhe nga Policia e Shtetit. Megjithatë një prej kolegëve të gazetarit i ka dërguar mbrapsht kodin, duke shtuar rrezikun që edhe vetë të bjerë pre e “spiunëve të rrjetit”.
BISEDA NË GRUPIN E KQZ:
Mariglen Kume: Përshëndetje, më falni, ju kam dërguar një kod 6 shifror me SMS gabimisht, mund të ma dërgoni ju lutem? Eshte urgjente??
Kolegu 1: Ah Mariglen! E hëngre dhe ti… Do kthehesh në Mariglen Kumoviç tani.
*dikush dërgon kodin…
Kolegu 1: Po mos more, se u hackove
Kolegu 2: Ju lutem jo muhabet në grup. Kolegët janë në shumë grupe dhe është e tëpërt të bëhet muhabet.
Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që e gjitha të jetë një ‘trik’ mes dy kolegëve në një kohë që çështja e hackerimit është kthyer në kryefjalë për sigurinë online.