Italia zgjedh sot se kush do ta qeverisë në të ardhmen. Votimet kanë nisur prej orës 07:00 të mëngjesit. Sipas sondazheve të bëra, italianët do të zgjedhin qeverinë më të djathtë të vendit të tyre që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Në krye të koalicionit që duket se do të sigurojë shumicën e vendeve në parlamentin italian është Giorgia Meloni, liderja e partisë “Fratelli d’Italia”, Vëllezërit e Italisë, e cila kryeson sondazhet me 36.5% të votave.
Nëse koalicioni i saj arrin të fitojë, ajo gjithashtu do të bëjë histori duke u bërë kryeministrja e parë grua e Italisë. Meloni, 45 vjeç, u rrit në një lagje të klasës punëtore në Romë, e cila njihet më shumë për kultivimin e aktivistëve të majtë sesa për prodhimin e politikanëve të zjarrtë të ekstremit të djathtë.
Partia e saj i ka rrënjët në lëvizjen neofashiste që doli nga rrënojat e Luftës së Dytë Botërore. Simbolet janë një tregues që faktojnë lidhjen e partisë me të kaluarën. Flamuri i partisë përmban një flakë trengjyrëshe që simbolizonte fashizmit në fillim të shekullit të 20-të