Nesër në Itali do të nënshkruhet marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit të shqiptarëve në Itali. Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Edi Rama, i cili në Facebook shkruan se nesër kryediplomatja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen, duke mos i kursyer falenderimet ndaj ministrit Luigi di Maio.
“LAJM I MIRË- Nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali. Më në fund! Faleminderit Luigi di Maio dhe faleminderit të gjithëve që punuan me durim për të arritur këtë marrëveshje. Tani ecim para për marrëveshjen për pensionet e shqiptarëve në Itali, që qytetarët shembullorë të nderojnë miqësinë vëllazërore mes Italisë dhe Shqipërisë, duke punuar fort dhe kontribuar për ekonominë italiane për shumë vite,”-shkruan Rama.











