Manjani krahason deputetët e Parlamentit me kioskat e Parkut Rinia: Dikur Rama dhe Meta u bashkuan për ti hequr, sot Rama po heq Meten me “kioskat” e Parlamentit
Ditën e mërkurë Parlamenti votoi me 104 vota shakarkimin nga detyra të presidentit të Republikës Ilir Meta, me pretekstin e shkeljes së Kushtetutës.
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një statusi në Facebook i krahason deputetët e Parlamentit me kioskat e Parkut Rinia, që u prishën nga Rama, asokohe kryetar i Bashkisë Tiranë, dhe që gëzoi mbështetjen e Metës. Manjani shkruan se tani Rama me “kioskat” e Parlamentit, po përpiqet që largojë metën nga Presidenca.
Status i plotë i Ylli Manjanit:
Këto deputetët e paloparlamentit të sotëm ngjajnë si ato kioskat e dikurshme te parku Rinia, sheshi Skënderbej dhe në lanë.
Dallimi është se Rama dhe Meta u bënë bashkë për t’i shkulur ato kioska, ndërsa këto të parlamentit i nguli Rama për të shkulur Metën…