16 January, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Politikë

Ish-kandidati demokrat Roland Bejko, përcjell fjalë të ndjera për miqtë, përkrahësit, Partinë Demokratike

by News Albania
29/04/2021
in Politikë
0
96
VIEWS
Share on Facebook

Të dashur miq

Po shikoj që në rrjetet sociale qarkullojnë komente pakënaqësie për shkakun e mungesës së një falenderimi të dedikuar demokratëve të Lazaratit nga marësi i mandati të deputetit në Gjirokastër…

Unë nuk e di çfarë dhe si ka ndodhur, sepse prej dy ditësh i jam kthyer punës time të përditshme, pasi duke qenë se nuk punova asnjë çast për votën time personale, nuk u ngula në shkallët e pallatit të sportit të qytetit me ankthin e thellë të rezultatit të votës personale.
Së pari, sepse nuk punova për të, por për nr 9, votën e partisë, pasi vetëm ky variant mund të më çonte në Parlament, dhe së dyti, sepse nuk kisha nevojë të provoja me numrin e lartë të votave legjitimitetin tim në pozicionin që më vendosi kryetari a partia ime. Mua legjitimitetin permanent, ma ka dhënë kontributi, historia, bashkëpunimi me demokratët e më tej qytetarët e atij Qarku të veçantë, ndër vite.
Kështu që çdo votë që është shënuar në kutinë time nr 2, nuk është votë e kërkuar nga unë në shkëmbim të një premtimi a të një favori nesër në pushtet, por është votë zemre, respekti, dashurie, besimi, mirënjohjeje reciproke, vlerësimi për gjithçka kemi bërë së bashku deri më sot në ditë të mira, por sidomos në ditë të vështira që nga themelimi i PD-së.

Ndaj, u jam mirënjohës të gjithëve që më kanë votuar që nga Frashëri si skaji më i largët i Qarkut, e deri në Zagori, nga Progonati e deri në Pogon, duke futur këtu çdo qendër votimi në qytete e fshatrat aty.
Por më besoni dhe më mirëkuptoni, nëse ka një votë që më ka shijuar pa fund, kanë qenë votat të bashkinë Gjirokastër dhe veçanërisht në vendlindjen time, Lazarat.

E dija siç e dinit edhe ju që brenda nesh pati anti fushatë ndaj meje. Shumë prej jush u vutë në siklet në fillim dhe gjatë fushatës, sepse zemra ua donte të punonit me mua dhe për emrin tim, por nga ana tjetër kodoshët e partisë u bënin presion me ironi e me fraza dykuptimëshe apo dhe në italisht, që të mendonit pak më shumë për pozicionin tuaj nesër në pushtet…

Kjo antifushatë u fut thellë në Laz❤rat, veçanërisht. Donin të dilja i pa votuar aty. Të më turpëronin!

Por pikërisht aty, morën përgjigjen e merituar. Si gjithmonë Lazarati fisnik, Laz❤arati i atyre që janë në punën e tyre dhe që ndihet mirë kur shikon që dikush nga të bijtë e vet ka sukses, nuk nxin nga zilia, por shndrin nga lumturia, u tregoi vendin. I trejtoi si horra, dhe i bëri të turpërohen për horllëqet dhe pabesitë e tyre.

Ndaj, ndihem krenar për ato gra dhe burra, për ata të rrinj e të moshuar që më kanë mbështetur e inkurajuar vazhdimisht për tu marrë me politikë me shpresën se besimin e tyre në mua, do t’ua ktheja mbrapsht një ditë…

Lazarati është vendlindja ime. Është dash❤ria ime. U jam mirënjohës për jetë unë dhe fëmijët e mi të gjithë atyre që më kanë votuar masivisht, vazhdimisht.

Megjithëse kam deklaruar se nuk do të rikthehem më për të kandiduar aty pasi i njoh limitet e mia, për asnjë arsye, u garantoj se nuk do t’u harroj kurrë si juve, ashtu edhe të gjithë demokratët e qytetarët e Qarkut që më votuan.

Ndërsa, sa për ata që ju i njihni me emra, zoti i mëshiroftë!

Për shkak të pabesisë, egoizmit, zilisë dhe dritshkurtësisë së tyre, nuk humba vetëm unë, por humbën të gjithë ata që vunë shpirtin në këtë fushatë duke besuar tek ndryshimi.

Të gjithë duhet ta dimë se pa Lazaratin dhe rininë e tij, mbi 100 qendra votimi në Qark, do të ishin pa komisionerë e pa vëzhgues. Pa votat që historikisht Lazarati i jep me shumicë absolute për PD, edhe madati i vetëm i të mandatuarit të saj aty, do të ishte i pasigurt.

Kështu që përveç falenderimit dhe mirënjohjes së thellë për mbështetjen personale, mbështetjes së madhe dhe pa kushte që i japin PD-së lazaratasit, nuk kam asgjë më tepër për të thënë, veçse respekte dhe mirënjohje për të gjithë!

Respekte dhe mirënjoje për rinininë e Lazaratit, posaçërisht!

Zoti e bekoftë Laz❤ratin siç e ka bekuar dhe mbrojtur gjithmonë!

Zoti i bekoftë dhe i ndihmoftë dem❤kratët dhe familjet e tyre të Qarkut Gjirokastër kudo që ata janë!

Faleminderit!🙏🙏

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shkodër: Përmbytjet dhe dëmet që janë identifikuar

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Shkodër: Përmbytjet dhe dëmet që janë identifikuar

15/01/2026

Groenlanda, Trump, Nato dhe Europa! Situatë sa kaotike aq dhe e rrezikshme për paqen!

15/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit, zbardhen emrat e personave të arrestuar, mes tyre edhe një grua

Në “gjueti” të qitësit të Çopjave/ Policia kthehet në vendlindjen e Altin Ndocit, kontrolle në banesën e tij në Pukë

15/01/2026
Pasojat e përmbytjeve në Lezhë, mbi 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur

Pasojat e përmbytjeve në Lezhë, mbi 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur

15/01/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In