Ish-drejtuesi i lartë i Policisë: Vrasja e Kudret Saliajt mund të ishte parandaluar
Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Erzen Breçani ka folur në lidhje me vrasjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Tiranë, pasi shtatasi Mexhit Picari ekzekutoi dhëndrin e tij Kudrt Saliaj pranë Gjykatës së Shkallës së Parë. Sipas Breçanit vrasja e Kudret Saliajt mund të ishte parandaluar, nëse avokati i tij Adriatik Cama do të lajmëronte policinë në momentin kur e pa Dhurata Saliajn aty, ndërsa ishte në dijeni të vendimit për “arrest shtëpie”. I ftuar në emisionin “Open”, Breçani theksoi se gruaja ishte në “arrest shtëpie” dhe atë ditë ajo e kishte thyer këtë vendim gjykate në bashkëpunim me të atin. “Kemi neglizhencë edhe të avokatit sepse i ka parë personat që ishin pranë lokalit. Ai e dinte se ajo ishte në arrest shtëpie, duhet të njoftonte policinë. Avokati ka neglizhuar njoftimin e policisë dhe është plagosur. Nëse njoftonte policinë do ishte parandaluar ngjarja tragjike. Ai e di se është mbrojtës i ligjit dhe e di kur thyhet një arrest shtëpie”- tha Erzen Breçani.