Të nderuar e të respektuar edukatorë,mësues dhe petagogë,kudo që jetoni dhe punoni,
Gëzuar 7- Marsin ,ditën tuaj!
Mijëra urime,falenderime e mirënjohje përcillen sot,në këtë ditë të madhërishme të historisë së arsimit shqiptar,për Ju,misionarë të dijes,që brymosni te brezat e rinj dëshirën për të eksploruar universin e diturisë dhe oazin e visareve të gjuhës shqipe, të asaj gjuhe që na e lanë amanet të parët. Drita diturisë ,me të cilën ushqeni brezat,është një dritë hyjnore,shkëlqimi i së cilës ndriçon të gjitha shtigjet e mjegullta të jetës.Me pasionin, përkushtimin dhe devotshmërinë Tuaj, keni mbjellë farën e dijes në çdo qelizë të trurit,shpirtit dhe zemrës së filizave ëndërrtarë,duke iu dhënë atyre energji jetësore,për të fluturuar me krahë shqiponjash ,shumë më larg dhe më lart nga sa mund të ëndërrojnë.Dhe nga lartësi të tilla,portreti juaj me madhësi kolosale,që nuk ka të dytë,gdhendet natyrshëm,me daltën e mirënjohjes së brezave.Ndërsa luftënxitësit në botë mendojnë,të shkatërrojnë gjelbërimet e globit,me gjyle atomike e raketa,ndërsa koronavirusi Sars vazhdon të infektojë qelizat jetësore të universit, Ju gjithë dëshirë prisni të çelin bisqe stinët tokësore,që në gjokset e fëmijëve të ngazëllejë dëshira për tingujt e ëmbël të shkronjave.Gjithçka bëni Ju,në këtë luftë me një armik të padukshëm,është është sa heroike,aq edhe humane.Kaq i madh është efekti i fjalës suaj ,saqë tehu i mprehtë i shpatës së saj copëton jo vetëm vargonjtë e injorancës e të padijes,por,edhe fallakat e koronavirusit që po robëron traktin respirator dhe fijet ndijore të trurit njerëzor.Ju jeni engjëjt sfidues të kësaj kohe të pazakontë,me mjegull apokaliptike,që pajisni brezat me çelësat e dritës.Prandaj,le të përulemi me respekt para figurës së misionarëve të dijes.Në shenjë dashurie e mirënjohje të thellë,të përkujtojmë sot, engjëjt e dritës së diturisë,që ndërsa trupi i tyre po përzihet me thërrmijat e dheut të tokës amë,shpirti përtërihet te rrënjët e shpirtit të brezave.
Të nderuar qofshi deri në pafundësi,o heronj të heshtur të Arsimit Shqiptar!
Përqafime,
Yllka














