Nuk ka qetësi as për deputeten e kuvendit Znj.Antoneta Dhimën!
Pas nisjes së hetimeve për abuzime me prokurimet publike për një nga pinjollët e Baftjar Zeqaj Z.Flamur Mato i cili mbante postin e Administratorit të AlbPetrol sh.a. duket që po bien këmbanat e alarmit për një tjetër ish vartëse e Zeqajt në kohën kur drejtonte Bashkinë e Fierit.
Nga burime kofidenciale të portalit NewsAlbania.al struktura hetimore pranë SPAK kanë nisur nje hetim në lidhje me listpagesat e personave me aftësi të kufizuar për periudhën 2008-2013 periudhë kohore kjo kur Znj. Antoneta mbante detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme Ekonomike dhe në krye të bashkisë ishte “sponsorizuesi” i saj në politikë Baftjar Zeqaj.
Dyshimet u ngritën pas deponimeve të disa dëshmitarëve të cilët pranonin se kishin përfituar dhe tërhequr shuma monetare si individë me paaftësi fizike por në realitet gëzonin shëndet të plotë pa asnjë problem real në shëndetin e tyre.Vetifikimet kanë nisur edhe në Bankën e nivelit të dytë FI-Bank pasi listë pagesa abuzive dërgohej aty për tërheqje nga personat që në shkelje flagrante të ligjit përfshiheshin në lista. Referuar ligjit të vjetër ishte konpetencë e pushtetit vendor pregatitja dhe hartimi i listës me emrat e përfituesve. Pas marjes së postit drejtues të Ministrisë së Punëve dhe Çështjeve Socialenga Erion Veliaj ligji ndryshoi dhe aktualisht listat e përfituesve nuk përpilohen më nga Bashkitë por vijnë nga Tirana.
Mbetet për tu parë sesi do vijojë më tej ecuria e hetimeve ku në pamje tē parë kemi të bëjmë me një mega-skandal ku persona që nuk plotësonin asnjë kriter dhe në abuzim të plotë me ligjin rezultonin përfitues shumash monetare çdo muaj.
Kohët e fundit newsalbania.al ka publikuar një sërë abuzimesh nga ish-vartës të Zeqaj publikime të cilat realisht pas reagimit të strukturave ligjzbatuese dualën me bazë të vërtetë! Vlen të përmendim rastin e Flamur Matos ish vartës i Zeqaj për një kohë të gjatë në Bashkinë Fier dhe Albpetrol sh.a. Ai pas publikimeve një mujore të disa investigime u shkarkua nga drejtimi i Kompanisë, u bllokua pasaporta dhe tashmë është nën hetim intesiv nga krimi ekonomiko-financiar!…
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)