12 November, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Investigim: 430 mijë pulat e ngordhura në Durrës nuk janë groposur/ A janë çuar për sallam e mish në treg?!

by News Albania
20/03/2022
in Aktualitet
0
Investigim: 430 mijë pulat e ngordhura në Durrës nuk janë groposur/ A janë çuar për sallam e mish në treg?!
247
VIEWS
Share on Facebook

Durrës/ 430 mijë pulat e ngordhura nuk janë groposur. A janë çuar për sallam e mish në treg?

Pse AKU nuk u lejua ta mbikëqyrte këtë rast?/ Fillimisht, pronarët e mbajtën të fshehtë për dy javë gjersa zhdukën gjurmët, pastaj, në pazar me shefat e Ministrisë së Bujqësisë u bënë analiza fiktive, duke falsifikuar shkakun e ngordhjes nga “Grip Shpendësh” në “Laringotrakeiti”, mirëpo dhe për këtë lloj sëmundje, pulat duheshin asgjësuar e groposur 10-15 kilometër larg qendrës së banimit, me komision katër-palësh e filmim të krejt procesit.

Ministresha e Bujqësisë, Frida Krifca, vartësit e saj qendror e rajonal të veterinarisë dhe biznesmenë pularie, janë autorë të një skandali me pulat e ngordhura në Durrës, për të cilat nuk bëjnë asnjë sqarim konkret publik, paçka se e detyron ligji “Për Veterinarinë”.

Janë bërë vetëm 3 mashtrime, për të fshehur të vërtetën:

– Para 13 ditësh, në 2 komplekse që kontrollohen nga e njëjta dorë biznesi, kanë ngordhur 430 mijë pula, ndërsa pronarët dhe kupola e Ministrisë së Bujqësisë e kanë mbajtur të fshehtë.

Pasi e fshehta doli në media, kupola e Ministrisë së Bujqësisë u bë palë me pronarët, duke deklaruar ngordhje të disa pulave, pastaj ka raportuar për 30 mijë krerë e një ditë më pas deklaroi 130 mijë krerë, ose 300 mijë më pak se shifra reale.

– Veterinerët shtetëror e privatë që monitorojnë këto komplekse, raportuan në ministri, se shkak i ngordhjes masive të pulave ishte “Gripi i Shpendëve”, por pas pazareve që bënë shefat e ministrisë me bosët e pularive, u deklarua se gjoja shkak ishte “Laringotrakeiti infektiv”, pa rrezik për konsum vezësh e mishi.

Por skandali thellohet më tepër, kur mëson se 430 mijë pulat e ngordhura në Durrës nuk janë groposur, ndërsa ministria nuk ka raportuar përse nuk janë groposur e çfarë është bërë me to, që sipas standardit të peshës minimale 1 kg./copa, bëhet fjalë për 430 ton pula të ngordhura, ose 20 trajlera me ngarkesë nga 23 ton secili.

Ku janë zhdukur pulat e ngordhura?

Sepse Ministria e Bujqësisë, Autoriteti i Ushqimit, Instituti Veterinar, Instituti i Shëndetit Publik dhe shefat E. Bregu, M. Zeqaj e L. Seraj të pulari-vezëve “R..” e “O…” në Durrës, nuk kanë raportuar për groposjen e tyre apo për hedhjen nëpër përrenj e lumenj, siç kanë vepruar kur u kanë ngordhur nga 10-15 pula.

Organet anti-krimit ekonomik e ushqimor, madje dhe SPAK, duhet të hetojnë pistën e përdorimit dhe shitjes së këtyre pulave për sallam e mish në treg, mbasi që Neni 80 i Ligjit Nr. 10465, datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar”, detyron groposjen e tyre.

Kjo bëhet menjëherë pas ngordhjes dhe ekzaminimit të shkakut, 10-15 kilometër larg qendrës së banimit, në prezencë të një komisioni katër-palësh e me filmim e arkivim të krejt procesit.

A është zbatuar ky detyrim ligjor? A ka Ministria e Bujqësisë krematorium për kafshë e shpendë të infektuara? A ka përcaktuar pushteti lokal vendin e groposjes së 430 ton pula të ngordhura? Përse Autoriteti i Kontrollit Ushqimor u përjashtua nga mbikëqyrja?

Këtë ta zbulojë drejtësia, nëse pulat e ngordhura janë bërë sallam e kremviçe të “Hako”, “Natyral” apo ndonjë firmë tjetër; ndërsa “Pamfleti” mes informacioneve, ka dhe këtë fakt: Këto ditë firma “DM.ORGANIK Shpk” e ortakëve të pularisë e vezës “R…” kanë patur shumë punë me therrje pulash.

Madje për marifete të tilla me pulat e sëmura, më 21 mars 2015 para zgjedhjeve lokale, janë vlerësuar nga bashkëfshatari i tyre Ilir Meta e ish-ministri Edmond Panariti, me certifikatën: “Cilësi dhe siguri e lartë mishi e vezësh”. Kaq për sot….

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Zbardhen detaje nga atentati në Rinas/ Autorët erdhën nga zona e Niklës, dy prej armëve të gjetura në automjetin e djegur…

Zbardhen detaje nga atentati në Rinas/ Autorët erdhën nga zona e Niklës, dy prej armëve të gjetura në automjetin e djegur…

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Zbardhen detaje nga atentati në Rinas/ Autorët erdhën nga zona e Niklës, dy prej armëve të gjetura në automjetin e djegur…

Zbardhen detaje nga atentati në Rinas/ Autorët erdhën nga zona e Niklës, dy prej armëve të gjetura në automjetin e djegur…

12/11/2025
Lediona Xheladinaj bën rrëfimin prekës pas aksidentit

Lediona Xheladinaj bën rrëfimin prekës pas aksidentit

12/11/2025
Mbeti i plagosur rëndë në atentatin ku u vra Gilmando Dani, Muçi Sheqeri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën

Mbeti i plagosur rëndë në atentatin ku u vra Gilmando Dani, Muçi Sheqeri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën

12/11/2025
Vrasja e Gilmando Danit/ Klodiana Lala bën deklaratën e fortë: Ngjarja më e mirëorganizuar viteve të fundit, agjenti i AMP-së u rekruktua pa asnjë procedurë…

Vrasja e Gilmando Danit/ Klodiana Lala bën deklaratën e fortë: Ngjarja më e mirëorganizuar viteve të fundit, agjenti i AMP-së u rekruktua pa asnjë procedurë…

12/11/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In