21 March, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kulturë

Intervistoi Enxhi Drapi: Frederik Stamati, kirurgu i trashëgimisë kulturore rrëfen eksperiencat e tij dhe apelon përgatitjen urgjente të specialistëve të konservimi muzeal

by News Albania
January 19, 2023
in Kulturë
0
Intervistoi Enxhi Drapi: Frederik Stamati, kirurgu i trashëgimisë kulturore rrëfen eksperiencat e tij dhe apelon përgatitjen urgjente të specialistëve të konservimi muzeal
69
VIEWS
Share on Facebook

Frederik Stamati, kirurgu i trashëgimisë kulturore rrëfen eksperiencat e tij më të veçanta dhe apelon përgatitjen urgjente të specialistëve të konservimit muzeal.

Frederik Stamati, kimist, restaurues, studiues dhe mbrojtës shembullor i gjetjeve dhe dëshmive arkeologjike e jo vetëm, por edhe i sendeve, i materialeve, i dokumentave dhe çdo gjurme tjetër, me vlerë të veçantë historike dhe kulturore. Në këto fusha është një shkencëtar i zoti e shumë i përkushtuar, i dinjitetshëm dhe me cilësi profesionale që e bëjnë dhe e përveçojnë si një prej heronjve në mbrojtje të trashëgimisë tonë kulturore dhe historike.

  1. Jeni një nga specialistët e restaurimit më të njohur dhe me një kontribut të gjatë, si në restaurimin e objekteve arkeologjike, të materialeve të ndryshme si mermer, metale, qelq, veshje popullore, armë etj. Qe zgjedhja juaj të kishit këtë profesion?
  • Jo, nuk ka qënë zgjedhja ime, e sollen rrethanat. Në momentin kur përfundova studimet universitare për kimi, punova 5 vite në prodhim, në Peshkopi dhe Fushë Krujë. Ishte një kërkesë e Universitetit të Tiranës, për të punuar në Institutin e Histori- Gjuhesisë. Mendova se do të kishte lidhje me përgatitjen e fjalorëve teknikë, konkretisht me kiminë. U paraqita ne kuadrin e Universitetit dhe më dhanë fletën e emërimit si punonjës shkencor në sektorin e arkeologjisë. Puna ime do të kishte të bënte me studimin e arkeologjisë, pra në fushën e arkeometrisë. Arkeometria ka të bëjë me studimet në fushën e arkeologjisë me ndihmën e shkencave ekzakte, si kimia, fizika berthamore etj. Përdoret në ato raste kur arkeologja nuk e thotë dot fjalen e saj me metodat klasike të studimit.
  1. Cila qe përshtypja e parë që krijuat?
  • Që në takimin e parë e kuptova se nuk do ta kisha të lehtë. Tre dite më vonë më thërritën në drejtori dhe më thanë se vertetë e kisha emërimin në arkeologji, por për kiminë kishte nevojë edhe fondi etnografik lidhur me biodegradimin, si mbrojtjen nga insektet etj. Keshtu u bënë dy fusha madhore, më të cilat do te merresha. Nuk ishte e lehtë. Në Shqipëri nuk ishin zbatuar ndonjëherë këto shkenca dhe m’u desh ta nisja me studimin e literaturës, që të dija sa mund te arrihej dhe se si duhej t’a ndërtoja laboratorin.
  1. Teksa ju e shpjegoni, ndjehen notat e vështirësisë dhe guximit tuaj njëkohësisht. Sa kohë ju desh për të patur një rezultat konkret?
  • Pas një viti e gjysëm munda të bëj diçka funksionale, por vetem si fillim. Në atë moment më thërriti shefi i sektorit të arkeologjisë dhe më tha se vërtetë unë do të bëja analizat, por ata kishin nevojë edhe për restaurimin e objekteve arkeologjike. Kjo sepse ne vërtetë do të kishim analizat, por nuk do të mund të kishim më objektet sepse po i shkatërronte korrozioni. Keshtu u bëne tre fusha, të cilat për ata që e njohin këtë pune, kërkonte 20 e më shumë kuadro të lartë. Kam lexuar shumë shumë në atë kohë, për të njohur problematikën dhe zgjidhjet. Ndodhesha përballë një situate të rendë për shkak se për tjetër gjë isha emëruar dhe të tjera gjëra më kërkoheshin. Ishte një punë që kërkonte laboratore të specializuar dhe të fuqishëm. Ndërkohë unë isha koshient për situaten dhe shqetësimi i tyre ishte i drejtë. Mendova se kishte vetëm një rrugë, dhe kjo rrugë ishte bashkëpunimi me institutet shkencore që kishin laboratore, specialistë të fushave që mund të zbatoheshin në drejtim të studimeve në albanologji. Laboratorin e profilizova më së tepërmi në konservimin muzeal, por pa lënë mënjanë arkeometrinë. Ja, kjo eshte arsyeja, e cila mendoj se eci shumë mirë, gjithësesi edhe pse e shoqëruar me vështirësitë që ndesheshin.
  1. Cili qe objekti i parë, të cilin keni restauruar?
  • Objekti i parë që kam restauruar? Më mirë po e ndaj sipas kategorisë së materialeve. Për arkeologjinë: një grup monedhash prej Bronzi. Arkeologu Hasan Ceka më bëri një sugjerim të dobishëm, që e ndryshoi krejt rrjedhën dhe rezultatin për bronzet e arkeologjsë. Me këmbëngulje u arrit që të barazoheshim me botën. Të mos harrojmë se në atë kohë nuk kishim lidhje me specialistë të vendeve të tjera, mundesitë për të siguruar literarurë ishin të vogla, nuk bëhej fjalë për specializime. E njëjta gjë ndodhi edhe me objektet prej hekuri. U arrit një siguri në konservim, thuajse 100%.
    Me objektet kishtare dhe me vlera kulturore, ishte portreti i Jakovit. Do të dërgohej në Francë, në ekspozitën “Arti shqiptar në shekuj”. Ishte viti 1984, nuk kisha fare eksperiencë. Askush nuk mund të thoshte një fjalë, keshtu që m’u desh të pyesja argjendarë, sidomos ata që kishin punuar për ndreqjen e objekteve kishtare. Por, restaurimi muzeal kërkon të tjera parime. Sidoqoftë, u arrit dhe ai object të përfundohet dhe sot vazhdon të ruhet mjaft mirë në Muzeun e Artit Mesjetar Shqiptar në Korçë.
    Për tekstilet ka qenë Epitafi i Glavinices. Edhe ky do të ishte pjesë e ekspozitës në Paris. Lexova shumë artikuj shkencorë, bëra qindra analiza, derisa u binda të ndërmerrja një ndërhyrje sa për të pastruar siperfaqen nga njollat e qirinjve dhe papastërtitë e tjera. Punova diku te pesë muaj përpara se objektet të dergoheshin në Paris, ku u ekspozuan në ish Muzeun arkeologjik- etnografik. Do të vinte udheheqja për të parë tematikën. Unë vazhdoja punën, ndërkohë që ata erdhën. I udhehiqte Thoma Deljana, ministri i arsimit dhe kulturës. Kur më pa duke punuar, u afrua dhe më pyeti se çfarë po bëja me epitafin. I tregova një zonë të pastruar. Therriti Manush Myftiun dhe i tregoi pjesen e pastruar.
    “Ti po e bën?”- më pyeti.
    “Po”- i thashë.
    “Po a e di ti se sa kanë kërkuar në Francë për të bërë këtë punë? Nuk e merr dot me mend, vazhdo punën”.
    Edhe trajtimi i armëve lidhet me atë ekspozitë. Nuk po e “çanim” dot dhe mu desh t’i bëja një shkresë drejtorit të institutit, që ishte Stefanaq Pollo. I kërkova të thërrisnin specialistë nga jashtë, se nuk po ia dilnim dot. Por, jo. U desh të ndërhynim aq sa ishin dijet dhe mundësitë tona. Sa i përket objektit të parë prej druri, ka qënë ikonostasi i katedrales së Korçës. Kështu edhe me objekte te tjera si ato prej mermeri, qelqi, qeramike etj. Duhet thënë se më vonë puna evoluoi në mënyrë të pakrahasueshme.
  1. Sa e veshtirë është të jesh “Kirurg” i kryeveprave të trashëgimisë kulturore?
  • Vështirësia për të qënë kirurg i trajtimit të objekteve me vlera historike dhe kulturore është e konsideueshme. Çdo ndërhyrje kërkon saktësi dhe siguri. Gabimet lënë gjurmet e tyre të parikthyeshme. Duhet durim, duhet qetësi, duhen njohuri të shumëta në kimi, histori, filizofinë e kohës, të cilës u përkasin etj.
  1. Cila është pjesa me e bukur e ketij profesioni?
  • Pjesa më e bukur e këtij profesioni është përfundimi i punës i marrë në kompleks. Psh: vështirësitë, bukuria, të rejat që sjell, zgjidhja e problemeve shkencore.
  1. Cili është restaurimi që ju ka marrë më shumë kohë apo ka qënë më i vështirë për t’u sjellë në gjëndje optimale?
  • Restaurimi më i vështirë persa u përket objekteve arkeologjike ka qënë ai i një mburoje të zbuluar në Apolloni. Është edhe objekti metalik më i studiuar nga ana e shkencave natyrore. Erdhi në laborator në 8153 copa dhe askush nuk më ndihmonte dot. Puna u shtri në më shumë se 20 vite dhe për restaurimin e saj eksperimentova më shumë se 700 rrugë.
  1. Ndër të tjera, ke restauruar Epitafin e Gllavienicës, Shpatën e Bajazitit II dhe Mburojën e Apolonise. Mes tyre, cilin do cilësoje si më të vështirin?
  • Përsa u përket tekstileve është epitafi i Gllavinicës, që është edhe objekti prej tekstili i analizuar me thellë me kimi dhe fizikë bërthamore. Pata shumë emocione gjatë trajtimit të dytë, kur do të ekspozohej ne Muzeun Historik Kombëtar. Do të realizohej pastrimi i njomë, ose thënë ndryshe larja dhe kisha bërë më shumë se 1000 analiza për të parë qëndrueshmërinë e ngjyrave. Gjatë larjes, isha bërë dyll i verdhë. Natën nuk më zinte gjumi nga shqetësimi. U ngrita në orën dy, shkova në muze, por nuk futesha dot. I vija vërdallë ndërtesës deri në mëngjes dhe u qetësova vetëm kur e pashë epitafin në rregull.
    Trajtimi i shpatës së Sulltan Bajazitit të dytë nuk pati vështiresi, bën pjesë në trajtimet e zakonshme. Objekti më i vështirë ka qënë mburoja e Apolonisë, ndersa dy objektet me pergjegjesi më të madhe kanë qënë Epitafi i Gllavinices dhe flamuri i Kongresit të Lushnjes.
  1. Sa shumë emicione dhe mbase frikë herë pas here, në kuptimin që ishte dyshimi nëse gjithçka do shkonte ashtu siç duhej deri në fund. Ka paur ndonje moment kur keni menduar të hiqni dorë nga ky profesion apo të vijonit ta zhvillonit diku në një shtet tjetër?
  • Nuk kam menduar ndonjëherë të heq dorë nga kjo punë dhe as të shkoj e të punoj nëpër shtete të tjera, megjithëse kam patur edhe kërkesa zyrtare.
  1. Sa mbështëtese janë organet kompetente shtetërore në mirëmbajtjen e monumenteve të trashëgimisë? Ka ndonjë monument që ka nevojë emergjente për restaurim?
  • Lidhur me mbështetjen e organeve kompetente shtetërore për mirëmbajtjen e monumenteve, është e qartë se kemi një rritje të dukshme të interesit dhe përgjegjësisë. Aktualisht po rinovohet Galeria e Arteve në Tiranë, ka filluar puna për rinovimin e Muzeut Arekeologjik në Durrës dhe shumë të tjera projekte janë në plan. Nuk duhet të harrojmë se muzeu nuk është një ndërtesë e thjeshtë. Muzeu kërkon teknologjinë e konservimit dhe kushton shumë.
  1. Është i rikthyeshëm një gabim që mund të bëhet gjatë restaurimit?
  • Çdo gabim i bërë gjatë restaurimit është i parikthyeshëm. Pikërisht kjo, kërkon përgjegjësi shkencore në ndërhyrje, gjë që lidhet me pergatitjen e kuadrit. Kjo është më e rëndësishmja. Kudo në botë i është dhënë fund amatorizmit në konservimin muzeal dhe kuadrot përgatiten në universitete. Përgjithësisht kjo shkollë vijon për 5 vite ose më tepër. Mendoj se kjo është më e rëndësishmja. Shqipëria duhet të fillojë urgjentisht përgatitjen në universitete të specialistëve të kësaj fushe.
  1. Jeni duke u marrë me restaurimin e ndonjë objekti aktualisht?
  • Aktualisht po merrem me të rejat në literaturen e konservimit muzeal.
  1. Keni një mesazh të fundit për brezin e ri apo një thirrjë për një ndryshim të nevojshëm sa i perket vëmendjes apo sjelljes së një risie?
  • Mesazhi im per shtetin shqiptar është: “TË ORGANIZOJMË URGJENTISHT PËRGATITJEN NË UNIVERSITETË TË SPECIALISTËVE TË KONSERVIMIT MUZEAL, TË AFTË PËR TË PUNUAR NË LABORATORET E KONSERVIMIT.” Nëse nuk është e mundur këtu, të dergohen studentë në universitetet jashtë Shqipërisë.

Intervistoi: Enxhi Drapi

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Edi Rama ekspozitë në Greqi

Edi Rama ekspozitë në Greqi

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Edi Rama ekspozitë në Greqi

Edi Rama ekspozitë në Greqi

March 20, 2023
Vlorë: Shkaktoi dy aksidente, kohë më parë ish-shefi i Doganës në Fier masakroi me grushta burrin e të të dashurës

Vlorë: Shkaktoi dy aksidente, kohë më parë ish-shefi i Doganës në Fier masakroi me grushta burrin e të të dashurës

March 20, 2023
Kush është autori i dy plagosjeve ditën e sotme në Vlorë?

Kush është autori i dy plagosjeve ditën e sotme në Vlorë?

March 20, 2023
Ish-shefi i Doganës në Fier shkakton në Vlorë aksident të dyfishtë me dy të plagosur, arrestohet/ Në vit më parë goditi me grusht burrin e të dashurës në Fier(Foto)

Ish-shefi i Doganës në Fier shkakton në Vlorë aksident të dyfishtë me dy të plagosur, arrestohet/ Në vit më parë goditi me grusht burrin e të dashurës në Fier(Foto)

March 20, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In