Një punonjës i spitalit në Teksas, është vaksinuar live me vaksinën kundër Covid, por shiringa ishte bosh.
Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa janë ngjallur shumë reagime lidhur me transparencën e kryerjes së vaksinimit.
Menjëherë pas ngjarjes, ka reaguar dhe spitali i cili thotë se punonjësi i spitalit ka marrë vetëm një pjesë të dozës dhe se ky fakt është interpretuar gabim në publik si një vaksinë bosh.
”Pasi raporte të shumta u shfaqën në mediat sociale që pretendonin se një nga pesë infermieret që morën një vaksinë të martën nuk mori një dozë të plotë të vaksinës, ne duam të heqim çdo dyshim të ngritur se ai nuk ishte vaksinuar plotësisht dhe të forcojmë më tej besimin në procesin e vaksinimit.Infermieri në fjalë sot u vaksinua përsëri. UMC ka konfirmuar me Komitetin Këshillues të SHBA mbi Praktikat e Imunizimit (ACIP) se ri-vaksinimi i infermierit nuk do të shkaktojë efekte anësore. Infermieri do të duhet të kthehet pas tre javësh të marrë dozën e tij të dytë “, tha spitali.