Ka nisur me përplasje protesta e opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Përplasja fizike ndodhi teksa Meta dhe Berisha po shkonin drejt bulevardit që t’i bashkoheshin turmës.
Mësohet se një person ka goditur me grusht Berishën duke i shkaktuar dëmtime. Berisha është gjakosur pas goditjes. Mësohet se Berisha është goditur me grusht nga një person i veshur me te kuqe, i cili është afruar si protestues dhe duke përfituar nga rasti nga goditur Berishën me grusht.