Ina Rama “fundos” Fatmira Hajdarin, gjyqtarja kërkon edhe një herë çekiçin e korrupsionit; 1 milion USD pasuri me para të pista, amerikanët i hoqën vizën
Ina Rama përgatit relacionin për shkarkimin përfundimtar të Fatmira Hajdarit. Gjyqtarja e Apelit të Tiranës fshehu anullimin e vizës nga SHBA si e korruptuar. Ngriti një pallat te ‘Vilat Gjermane’ në Tiranë dhe mori kredi si e pastrehë nga Ilir Meta
Gjatë kësaj vjeshte, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, do të shqyrtohet dosja e gjyqtares së Apelit, Fatmira Hajdari, e veja e Azem Hajdarit.
Fatmira Hajdari u shkarkua nga drejtësia në qershor të vitit 2020, pasi kishte krijuar një pasuri me vlerë 1 milion USD me para të pista, përfshirë edhe ndërtimin e një pallati në mënyrë të paligjshme, si dhe kishte fshehur bllokimin e vizës amerikane si e korruptuar nga Ambasada në Tiranë. Për shkarkimin e Fatmira Hajdarit, pjesë e çetës së gjyqtarëve të Sali Berishës dhe Ilir Metës, shkalla e parë e Vetingut nuk ka pasur dyshimin më të vogël. Gjyqtarja u shkarkua me votë unanime.
Gjatë procesit në shkallën e parë, vëzhguesit ndërkombëtarë u habitën për mënyrat e korruptive të pasurimit të Fatmira Hajdarit, me para të pista dhe duke përvetësuar prona publike, me vendime mafioze gjykatash.
Megjithatë, Fatmira Hajdari, tre muaj pasi u shkarkua nga Komisioni i Vetingut të shkallës së parë, kërkoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit rrëzimin e vendimit të shkarkimit dhe rikthimin në detyrë. Ajo ka pretenduar se do të paraqesë prova të reja, për justifikimin e pasurisë. Prej një viti dosja e Fatmira Hajdarit po përgatitej në Kolegjin e Apelimit për gjykim. Relatore e çështjes është ish-kryeprokurorja Ina Rama, njeriu që kërkoi dënimin me burg të tre kokave të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, Ilir Metës, Fatmir Mediut dhe Lulzim Bashës, por që Sali Berisha i shpëtoi që të tre si bashkëpunëtorët e tij, përmes gjyqtarëve-ushtarë që kishte në Gjykatën e Lartë.
Sipas burimeve, deri më tani, Fatmira Hajdari nuk ka paraqitur asnjë provë të re për të justifikuar pasurinë, për të cilën u shkarkua nga detyra një vit më parë. Ajo e ka ankimuar vendimin thjeshtë sa për të shtyrë në kohë marrjen e formës së prerë dhe hyrjes në fuqi.
Ina Rama ka përgatitur një relacion të detajuar, ku përmes të cilit kërkon lënien në fuqi të vendimit për shkarkimin e Fatmira Hajdarit nga detyra, pa asnjë ndryshim.
Në krijimin e pasurisë së Fatmira Hajdarit me para të pista dhe duke përvetësuar tokë publike në zonën më të lakmueshme të Tiranës, ku ka ngritur pallatin, ka marrë pjesë e edhe Ilir Meta, i konsideruar si koka e korrupsionit në Shqipëri. Kur ishte kryeministër, Meta ka bërë një vizitë në shtëpinë e Fatmira Hajdarit, ku i ka premtuar banesë si e pastrehë, edhe pse ajo e kishte një banesë. Kështu Fatmira Hajdari ka përfituar një kredi nga shteti si e pastrehë, duke marrë një apartament. Më pas apartamentin e ka shitur, duke blerë një dyqan. Por, pasuria që fundosi Fatmira Hajdarin në Veting ishte pallati i ndërtuar tek zona e quajtur ‘Vilat Gjermane’ në Tiranë….