13 June, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kryesore

Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

by News Albania
20/05/2026
in Kryesore, Lajme, Politikë
0
Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion
21
VIEWS
Share on Facebook

Në një interivstë për median estoneze Postimees, kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se për rastin e Belinda Ballukut kanë bërë gjënë e duhur që nuk i hoqën imunitetin.

Ai u shpreh se Prokuroria nuk e akuzon për korrupsion, por për keqmenaxhim të Prokurimeve Publike.

Sipas kryeministrit Rama, nuk mund t`i kufizohet liria dikujt vetëm mbi bazën e dyshimeve për diçka që nuk është korrupsion.

“Pretendimet janë të pasakta, por kështu funksionon sot informacioni publik. Sepse, së pari, nuk është rast korrupsioni. Prokurori nuk e akuzon atë për korrupsion. Pra nuk ka akuzë për korrupsion. Bëhet fjalë për keqmenaxhim të prokurimeve publike, që sipas Kodit Penal është shumë larg korrupsionit.

Së dyti, në Shqipëri nuk kemi imunitet ndaj hetimit. Pra, kushdo mund të hetohet. Edhe unë vetë mund të hetohem nga prokurori pa e ditur fare. E vetmja gjë që bën parlamenti është të thotë “po” ose “jo” për kufizimin e lirisë së dikujt. Ne nuk menduam, dhe vazhdoj të mos mendoj, se kjo duhej bërë. Jam gjithnjë e më i bindur se bëmë gjënë e duhur kur thamë: vazhdoni hetimin, por nuk mund t’ia kufizoni lirinë dikujt vetëm mbi bazën e dyshimeve për diçka që nuk është korrupsion”, tha Rama.

Ndërsa i pyetur për propozimin e tij, që Shqipëria të anëtarësohet pa të drejtë vetoje, Rama deklaroi se këtë nuk e ka thënë vetëm që të hyjë në BE, por argumentoi se nuk ka kuptim që Evropa të varet vetoja e të gjitha vendeve anëtare.

Rama përsëriti synimin që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së deri në vitin 2030, duke e cilësuar këtë objektiv si realist në kushtet aktuale gjeopolitike.

“Çështja nuk është shpërblimi, por Europa. Dhe nuk e thashë këtë vetëm për të hyrë në BE, por sepse besoj në një Europë më praktike dhe më funksionale. Nuk ka kuptim që Europa të varet tashmë nga 27 veto, dhe imagjinoni 29, 33 apo edhe 35 veto.

Prandaj kjo është diçka që duhet trajtuar thellësisht, bashkë me shumë çështje të tjera, sepse folëm më parë për atë që e pengon Europën të ketë një ritëm dhe forcë ndryshe.

Dhe për sa na përket neve, unë besoj se kjo do të ndihmojë gjithashtu në zbutjen e tensioneve që me siguri do të shfaqen në vende të ndryshme kur të vijë momenti i marrjes së vendimeve”, deklaroi kreu i qeverisë shqiptare.

Në intervistë, Rama u shpreh se Evropa ka gabuar duke ia lënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës rolin kryesor në komunikimin me Rusinë, duke theksuar se BE duhet të flasë me Moskën.

Sipas tij, BE duhet të ruajë rolin e saj si një fuqi globale dhe të mos e “delegojë ekzistencën e saj në arenën ndërkombëtare”.

Ai shtoi se, ndonëse mbështet Ukrainën në luftën kundër agresionit rus, dialogu me Rusinë mbetet i domosdoshëm në një moment të caktuar.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Flet Artan Hoxha: Një nga kompanitë e inceneratorëve ka shitur aksionet në Zvicër

Gazetari Artan Hoxha publikon pamjet nga burgu i Peqinit: Qelia si hotel me 7 yje… (VIDEO)

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Fier: Finalizohet operacioni policor i goduar “Stolen Gold”

13/06/2026

Ramush Haradinaj: ‘Edi Rama është burimi i shumë të këqijave që i kanë ndodhur kombit shqiptar’!

13/06/2026

Flutura Açka, kundër Ramës: ‘Shqiptarët janë populli më proamerikan, mos e devojo zërin e tyre’

13/06/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita inspektim në Gjykatën e Posaçme

13/06/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In