Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit është rikthyer këtë të mërkurë për shembjen e një objekti në zonën e Kunes në Shëngjin. Mësohet se lokali nuk u shemb më herët, pasi ishte në proces gjyqësor. Pronarët kanë kundërshtuar shembjen dhe janë shprehur se nuk ka pasur ndonjë vendim për këtë prishje. Njëri nga pronarët ka deklaruar se është hera e dytë që i shembin lokalin, ndërkohë që ka leje ndërtimi. Ai shpreson se gjykata do i japë sërish të drejtë për këtë çështje.
“Kam që në 2005 dhe e kam me leje ndërtimi, ma kanë prishur njëherë, kam fituar gjyqin, e kam pas prapa një kat, ma kanë prishur prap kot, jam me masë sigurie në gjykatë, pa një vendim shembjeje vetëm me fjalë goje. Arsyeja dihet pse më shembet, biznesi i madh, ato biznesmenët e mëdhenjtë, ne të vegjlit nuk mund të hamë, nëse Bashkisë i kam një lekë borxh, kanë të drejtë ta shembin. S’ka asnjë vendim, vetëm në gjykata inshallah më jep prap të drejtë. Kam 20-vjet në këtë vend, ndoshta dhe kokrrat e rërës i kam numëruar një e nga jo, jo më për t’i pastruar. Të ishte e paligjshme ikja vetë. Si ka mundësi që mi morën lekët, shteti vetëm për të marrë është?Ça ndihme më dha shteti mua, kërkoj vetëm drejtësi, asgjë tjetër”, tha një nga pronaret.
Prej disa javësh IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë nisur një aksion për shembjen e objekteve në bregdet. Deri më tani janë shembur objekte pa leje në Velipojë, Shëngjin, bregdetin e Tales dhe Dhërmi. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se do të shembet çdo ndërtim që nuk ka leje. Dd
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka