27 September, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Impiantet nga Bangladeshi, flet Berisha: Punojnë me squfur, rrezikohet shëndeti i njerëzve

by News Albania
August 26, 2022
in Uncategorized
0
Berisha bën premtimin e madh: Sapo PD të vijë në pushtet, taksa e turpit në Rrugën e Kombit do të hiqet
54
VIEWS
Share on Facebook

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për media të mbajtur ditën e sotme tha se dy impiantet që do të vijnë në Shqipëri dhe që kanë funksionuar për 20 vite me radhë në Bangladesh punojnë me naftë të pasur me squfur gjë e cila do të shkaktojë ndotje të Vlorës dhe probleme në shëndetin e njerëzve.

Më tej Berisha tha se e dënon këtë megaaferë korruptive të qeverisë dhe se u bën thirrje qytetarëve që të organizohen dhe të mos lejojnë që Vlora të bëhet pellgu i squfurit dhe i lëndëve toksike.

“Janë dy impiante që kanë funksionuar për 20 vite me radhë në një qytet të Bangladeshit. Nga 2008 deri sot kanë qenë pa funksion. Problemet e tyre, përveç çmimeve që ju e shihni janë stratosferike, po kaq të tmerrshme janë problemet që lidhen me ambientin. Këto nuk janë TEC-e, janë gjeneratorë gjigandë të cilët funksionojën me naftë D2, naftë të rëndë, e cila ka në përbërjen e vetë 50 mg për litër squfur, e ndaluar për t’u përdorur dhe me këtë toksicitet ai do krijojë një ndotje në Vlorë të barabartë sikur të shtohen 100 mijë makina në Vlorë, sikur në Vlorë të qarkullojnë 100 mijë automjete me nga 6 litra secila dhe këto të bëjnë nga 100 km rrugë në territorin e qytetit. Është gji Vlora, kjo është një çmenduri. Pra dhe njëherë, eksperti më konfirmon se ato harxhojnë 600 tonë naftë të rëndë D2 në ditë, e cila është e barabartë sikur Vlora të shtohet me 100 mijë makina.

A mund të rrihet në Vlorë me këtë situatë?! Korrupsioni të verbon në çdo gjë. Pra, Edi Rama ka mashtruar qytetarët kur në opinionin e TV Klan ka deklaruar se këto punojnë me gaz. Këto nuk punojnë me gaz, janë gjeneratorë që punojnë vetëm me D2, tmerrësisht të pasur me squfur. Imagjinoni ju 100 mijë makina me karburant me squfur.

E dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë megaaferë të tmerrshme të qeverisë për të justifikuar këtë vendim në mënyrën më të pacipë, më të pavërtetë, Edi Rama ka deklaruar me dhjetëra herë se do mbarojë energjia, s’do gjejë energji. Ku do mbarojë energjia? Si do mbarojë? Energjia mbaron kur t’i verbon sytë e mendjes dhe veshët e mendjes vjedhja dhe korrupsioni. Energjisë mund t’i rritet çmimi por nuk mbaron. Nuk mbaron energjia. Ai këtë përrallë ua tregon shqiptarëve për të mbuluar vjedhjet e tij. Iu bëj thirrje qytetarëve të Vlorës të organizohen sepse Vlora nuk mund të bëhet pellgu i squfurit dhe lëndëve toksike. Nuk kanë asnjë përgjegjësi vlonjatët për kontratat korruptive të Edi Ramës, për mashtrimet e tij të bazuara në një gënjeshtër që nuk e kisha dëgjuar kurrë, nuk ka energji. Çmimi rritet, por bursat janë të hapura për të blerë të gjithë sasinë. Kur ne ishim në qeveri ekzistonte vetëm një problem, problemi i transmetimit sepse Serbia në një mënyrë antitreg mbante monopolet e transmetimit në rajon. Bllokonte linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Pasi Gjermania i nxori kartonin e kuq, Serbia u tërhoq nga ajo praktikë të cilën e kishim denoncuar, por nuk kishim asnjë zgjidhje sepse ishte rrjeti i transmetimit të saj nga ku kalonte energjia që blinim. Sot nuk ekziston kjo më. Edi Rama mund të merrej vesh me qeverinë e Kosovës dhe të vendoste trurin e komandës së përbashkët të digave dhe TEC-eve, i cili i kursen Shqipërisë dhe Kosovës të paktën 20% të energjisë sepse ne jemi ujor ata janë termo. Do të thotë natën sasia e energjisë që prodhojnë TEC-et nuk konsumohet në Kosovë dhe Shqipëria mund të merrte energjinë e termocentraleve për natën dhe digat shkonin drejt një rritjeje.

Nuk e bëjnë këtë sepse e kanë burim kryesor vjedhjeje dhe tani luhet me shëndetin e qytetarëve të Vlorës. Kulna e Bangladeshit nuk ka asnjë krahasim me Vlorën. Ndaj dhe problemet janë shumë komplekse. Kërkoj me urgjencë rishqyrtimin”, deklaroi Berisha.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Nga Adriana Kalaja: Po Lulzim Basha dhe gjithë Lolot e tij, a kanë përfituar nga mega afera e inceneratorëve?!

Nga Adriana Kalaja: Po Lulzim Basha dhe gjithë Lolot e tij, a kanë përfituar nga mega afera e inceneratorëve?!

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Nga Adriana Kalaja: Po Lulzim Basha dhe gjithë Lolot e tij, a kanë përfituar nga mega afera e inceneratorëve?!

Nga Adriana Kalaja: Po Lulzim Basha dhe gjithë Lolot e tij, a kanë përfituar nga mega afera e inceneratorëve?!

September 26, 2023
Mallakastër: Nën kujdesin e kryebashkiakut Qerim Ismailaj triumfon “Bylis Polifonia” dhe Himara me çmim të parë

Mallakastër: Nën kujdesin e kryebashkiakut Qerim Ismailaj triumfon “Bylis Polifonia” dhe Himara me çmim të parë

September 26, 2023
Ymer Hysa: Mosmirënjohësit!..

Ymer Hysa: Mosmirënjohësit!..

September 26, 2023
Rrëshen: Plumbat nuk e lan të pinte kafen e fundit të jetës

Rrëshen: Plumbat nuk e lan të pinte kafen e fundit të jetës

September 26, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In