Lamtumirë i dashur Tili, mirupafshim miku im!
Sotir Stefa (1947-2026) ka qenë një nga përfaqësuesit më në zë të Estradës së Fierit. Koleg i një brezi të artë artistësh të mëdhenj, si: Fuat Boçi, Luftar Paja, Hasan Bregu, Arqile Lipe, Todi Llupi, Xhuljeta Kulla, Vasil Vaso, Fatmir Xhelili, etj. Ai do të shkëlqente nën regjinë e të madhit Pëllumb Kulla në një sërë rolesh, të para, të dyta dhe të treta, që i dhanë atij, sharmin e një aktori brilant dhe universal. I thjeshtë, pa bujë, i pandjerë, ai, ishte aty, pa munguar, pranë të mëdhenjve të Estradës së Fierit, kudo, në çdo shkëlqim dhe sukses të saj! Nuk ka shfaqje dhe rol ku nuk spikat, karakteri i dhe personaliteti i tij, që i jepte kudo, esencën, sharmin dhe epitetin e duhur, shfaqes, skeçit, apo komedisë më fjalë! Lamtumirë mjeshtri i madh i roleve të goditura! I paharruar qofsh, miku jonë i mirë dhe i të gjithë artistëve: Sotir Stefa!














