Partia Demokratike sot është fytyra e Sali Berishës.
Sali Berisha, ka filluar një tur foltoresh anembanë vendit për të hapur PD, për të riorganizuar atë dhe për të demokratizuar partinë dhe sjellë atë në pushtet.
Prej 30 vjetësh Berisha, ka qenë zoti i PD, që ka vendosur për gjithçka dhe përçdogjë, përfshi dhe birin e tij politik Luluzim Bashën.
Berisha, është portreti i nje autokrati absolut i kësaj partie për 30 vjet duke u sjellur si komunist-antikomunist dhe duke drejtuar partinë si dikur oraginazatat e Partisë Punës, ku ai ishte anëtar për 25 vjet dhe sekretar organizate pë 15 vjet.
Sot Berisha, premton se do të riorganizoj atë parti si parti e “idealeve të dhjetorit 90” dhe si parti konservatore të djathtë.
Kjo është një demagogji e re për t’u futur në lojën e vjetër ashtu si në dhjetorin e vitit 1990, kur Berisha, deklaronte në “krijimin” e PD: “ Një meritë vërtetë të madhe dhe të veçantë në këtë ditë, ka Presidenti Ramiz Alia. I cili, ashtu siç udhëhoqi brigadat partizane me guxim dhe trimëri gjatë luftës për çlirim e vendit, ashtu po udhëheq dhe sot proceset e demokratizimit të vendit.”
Partia Demokratike nën drejtimin absolut të Sali Berishës, në asnjë moment nuk ka vepruar dhe ka bërë akte si parti e djathtë. As si filozofi politike, as ekonomike, as si ndarje dhe ndëshkim i krimeve komuniste, as në raport me pronën dhe të drejtën e saj. Kjo jo vetëm për faktin se Berisha, kishte dhe ka mendësi dhe frymë komuniste, por edhe për faktin se historia politike shqiptare as ka pasur, as ka parti të djathtë realisht. Imagjinoni sa e rëndë është gjendja sa vazhdon dhe quhet e djathtë PD ende sot.
Gjëndja e PD sot është mbarimi i misionit të saj diversiv me “idealet e dhjetorit” 90’ si një gënjeshtër dhe mashtrim i madh.
Si me Berishën, si me Bashën, PD do të shkojë drejtë shpërbërjes mëtejshme dhe në Shqipëri tashmë është instaluar një autokraci absolute e Edi Ramës, me një opozite fasade. Kjo gjëndje do të vazhdojë gjatë nërmjet solidimit të oligarkisë kriminale-ekonomike dhe trafiqeve.