Pusho në paqe!
Sot në të zbardhur të ditës, Tirona u pakësua edhe me një qytetare autoktone tironce dem-babadem. I’u largua për në Amshim, NËNA ime Naile (Belba) Demalia.
Po të përcjell sot në Amshim, me ato vargje që ti kam shkruar dikur…
Pritja është sot më dt 22 korrik 2021 nga ora 11:00 deri në 15:00 në hotel Inerrnacional në Tirane. Në orën 16 është Ceremonia e varrimit
Për TY
Thinjat t’i përkëdhela
Në belbëzime puthjesh
Kokë mbështetur mbi gjunjët e tua
Duart I ngrita
Flokët e mi
Njomi loti yt
Duart e tua
Lëmuan krifën e tët biri
Më shtrëngove në gjoksin tënd
Tik-taku zëmrës
Malli yt
Si të porsalindur
Puthe sytë e mi të lagur
Të burrit fëmijë.