Manjani para Peleshit si pambuk kandil vajguri
Nuk di kë palaço të shënjosh më parë në llumin politik-mediatik kulturor në tokën e korbave që ushqehen me kërma.
Deri dje Ylli Manjani, ky që hiqet si “rebel” dhe njeri që nuk ta përton, për mos të folur që e di veten një jurist par-excellence, shprehej për Taulant Ballën, si mafioz, njeri i lidhur me kriminele etc. Për Niko Pe-leshin, i korruptuar, i pa-aftë, njeri pa personalitet etc.
Dje në Now (Tani) me Erlën, ky që e mban veten me “bole të mëdha” por i ka caraca, përballë Pe-leshit u bë pambuk. U shpreh, pse duhet të hiqej Balla nga ministër i brëndëshëm, ai është një nga punëtorët më të fortë të partisë.
Deri dje e masakruan Ramën pse vuri Ballën min të brëndëshëm dhe nuk lanë gjë pa thënë, që nga Hoxhë Sali Efendiu në majë te minares, pastaj Muli, Bardha, Vokshja, Gjeku-markajve, Marku-Gjekajve, e gjithë zallamahia e grupit -lemeria me analistët e Syrit-Qim-Zenit që marrin paret me zarf nga Qim-Zeni dhe hiqen si të pavarur por var për llape e për xhepash.
Dhe mirë ja bënin Ballë -Pallës se e meriton. Edi i’a plotësojë kërkesën duke e hequr nga min i brëndëshëm dhe duke e ndaluar në pritje si min i marëdhënieve me parlamentin. Po tani çfarë m…. kanë që nuk e duan largimin e Ballës-Pallës?!! Apo si gjithmonë, hyp ne fik se të vrava, zbrit prej fiku se të vrava!!!
Përballë Pe-leshit, i varuri për llape e xhepi Ylli i analistikës tha: “ Si mund të shkarkohet Pe-leshi nje politikan me fibër, i ndershëm, i aftë si ministër?!”
Ky Yll Polar, para Pe-leshit u bë pambuk-kandil vajguri.