Moderatorja e njohur dhe e dashur nga publiku, Ilda Bejleri ka vendosur të japë një arsye pse u shkëput nga televizioni, edhe pse shumë shpejt ka theksuar se do të jetë sërish pjesë e tij,
“Oferta ka, por megjithatë dua që t’ja lë kohës dhe ta them atëherë kur të jetë momenti. Për momentit dua të shijoj gjërat e bukura, me familjen, shoqërinë dhe miqtë. Do të jetë surprizë, por ju premtoj që do të jetë surprizë e bukur”, u shpreh moderatorja.
Bejleri gjithashtu u shpreh në intervistën e saj në “Edicioni Veror 2020” se gjatë pandemisë është marrë me palestër.
“Koronavirusi na kapi të gjithëve të papërgatitur. Eksperienca ime tek Procesi Sportiv ka qenë diçka shumë e bukur, por isha mësuar që të prezantoja vetëm. Mendoj që ndoshta jemi lodhur pak nga klishetë, pra edhe sporti ka nevojë për njerëz që thonë të vërtetën, për një analizë reale. Jo çdokush mund të flasë për futbollin, në momentin që shoh se ka diçka që nuk më mbushet mendja preferoj që rikthehem me diçka shumë serioze”, u shpreh ajo.