Kryedrejtori i policisë/ IKËN ARDI VELIU, VJEN GLEDIS NANO?
I pyetur sot në Komsionin Parlamentar të Sigurisë rreth shkarkimit të Dretjorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, minsitri i brendshëm Bledar Çuçi dha një përgjigje tejet cinike dhe fyese:
-Do u njoftojmë kur ti mbarojë vaji i kandilit!
Ndërkohë që nga momenti në moment pritet shuarja e kandilit me dorëheqjen e kryepolicit Veliu, kandidati më i mundshëm dhe më i besueshëm në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Shqiptare është Gledis Nano, një oficer karriere dhe specialisti më i mirë i antiterrorit, beniamin i ndërkombëtarëve edhe në luftën kundër krimit të organizuar.