17-vjeçarja e zhdukur prej një muaji, e cila u gjet sot në Durrës, pretendon se ka ikur me dëshirë nga banesa. Ajo pretendon se është në moshë madhore, ndaj dhe ka vendosur që të largohet nga shtëpia me 24-vjeçarin e prangosur, të cilin pretendon se e ka kushëri. E mitura ka rrëfyer para hetuesve se ka ikur me dëshirën e saj dhe nuk është detyruar nga askush për largimin e saj duke shokuar me deklaratën e saj teksa tha se me të kishte dhe një raport intim, pavarësisht lidhjes së tyre të afërt të gjakut.
“Kam shkuar me dëshirë dhe nuk më ka përdhunuar. Kam qëndruar vetë më dëshirën time në shtëpinë e kushëririt. E kam djalë halle. Nuk kam dashur të lajmëroj prindërit. Doja të jetoja e qetë. Nuk kishin pse të bëheshin merak. Unë tani jam e rritur,”-mësohet se është shprehur ajo.
Adoleshentja u gjet gjatë kontrollit në banesën e 24-vjeçarit në zonën e plazhit, ndërsa në shtëpi kishin edhe rreth 400 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën ai e shiste me doza.