Ibrahim Rugova: Pavarësia kompromis i madh,
Kosova shtet me sovranitet, cep më cep,
Toka e bekuar e Kosovës duhet të sigurojë bukën e motmotit!
Në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, ne Partia GUXO përulemi me nderim para vizionit dhe vendosmërisë së tij të palëkundur për të mos lejuar ndarjen e Kosovës apo pranim të zgjidhjeve të imponuara që binin ndesh me vullnetin e popullit tonë.
Rugova qëndroi i palëkundur kundër presioneve që synonin të fusnin Kosovën në korniza të rrezikshme, siç ishte rasti i Samitit të Kretës. Ai refuzoi kategorikisht të pranonte lojërat e autonomisë, duke mbrojtur bindjen se Kosova duhet të jetë një shtet sovran në të gjithë territorin e saj dhe se Kosova e Pavarur ishte vetëvetiu kompromis historik duke mos harruar atdheun shqiptar në tërësinë e tij.
Përkushtimi dhe integriteti i Ibrahim Rugovës mbeten model frymëzimi për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
LAVDI!