Leu me benzin dhe i vendosi flakën ish-gruas blogere, dënohet me vdekje burri në Kinë.
Një gjykatë në Kinë ka dënuar me vdekje një burrë, që akuzohet për vrasjen e ish-gruas së tij blogere.
Skena horror u regjistrua teksa blogerja ishte në video live në “Instagram”. Ai u pa se si leu trupin e gruas me benzin e më pas i vendosi flakën.
Rasti shkaktoi zemërim në të gjithë vendin dhe nxiti një debat të ri për dhunën ndaj grave.
Lamu, një tibetian, kishte qindra mijëra ndjekës në Douyin, versioni kinez i TikTok.
Nëna e dy fëmijëve ishte e njohur për postimet e saj për jetën rurale dhe u vlerësua se nuk përdorte “make up” në videot e saj, të cilat kishin miliona pëlqime.
Videot e saj e tregonin atë duke kërkuar ushqim në male, apo me veshje tradicionale tibetiane.
Lamu u divorcua nga Tang, për të cilën gjykata tha se kishte një histori dhune ndaj saj, në qershor 2020, rreth tre muaj para sulmit fatal në shtëpinë e babait të saj.