Një 54-vjeçare shqiptare është arrestuar në Linoperamata, Greqi, pas dyshimeve se i ka vënë zjarrin dy automjeteve.
Ajo është akuzuar për zjarrvënie, pasi ka djegur makinën e ish-partnerit të saj, një 52-vjeçar me origjinë pakistaneze, si dhe një mjet tjetër në të njëjtin oborr. Autoritetet greke njoftojnë se motivi i mundshëm për këtë veprim është hakmarrja ndaj ish-partnerit.
Hetimet e para të Shërbimit Zjarrfikës kanë konfirmuar që 54-vjeçarja është e dyshuar për këtë akt.