Tronditet Mamurrasi! Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:45 një sasi e vogël lënde plasëse është vendosur në banesën Shpëtim Ndreca. Policia ka bërë me dije se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë së Shtetit dhe grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
NJOFTIMI PARAPRAK:
Kurbin/Informacion paraprak
Më datë 15.04.2021, rreth orës 21:45, në Mamurras, Kurbin, në oborrin e banesës së shtetasit Sh.N., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.











