11 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

I vodhi vjehrrit mbi 6 mijë dollar, nusja e re tregon për çfarë i shpenzoi paratë

by News Albania
17/07/2020
in Kronikë
0
44
VIEWS
Share on Facebook

Ditën e djeshme një nuse 22-vjeçare është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka vjedhur paratë në shtëpinë e vjehrrit.

Ata banonin shumë pranë njëri-tjetrit në fshatin Marqinet të Vorës dhe në pranga ka rënë Fatjona Bumja.

Nusja e re dyshohet se ka vjedhur 6400 dollarë në shtëpinë e vjehrrit të saj, që ndodhej shumë pranë shtëpisë ku ajo jetonte me të shoqin.

Vjedhja është realizuar në periudha të ndryshme përgjatë një viti dhe, sipas saj, të gjitha paratë që ka marrë nga shtëpia e prindërve të bashkëshortit, i ka shpenzuar për të blerë sende të ndryshme për të mobiluar shtëpinë e saj.

NGJARJA

Fatjona Bumja, 22 vjeçe, nuk kishte shumë kohë që ishte martuar, por jetonte me bashkëshortin në një shtëpi më vete, që ishte shumë pranë shtëpisë së prindërve të tij. Të dyja familjet, ajo me të shoqin dhe vjehrri me vjehrrën, jetojnë në fshatin Marqinet të Vorës.

Prindërit e bashkëshortit të saj prej pak kohësh jetojnë vetëm, pasi djalin tjetër e kanë në emigracion dhe herë pas here, nga puna që bën jashtë vendit, u dërgonte para. Burime nga Policia thanë se nusja i ka vjedhur paratë në periudha të ndryshme, jo të gjitha njëherësh. Vjehrri ka filluar të dyshojë dhe e ka denoncuar në Polici. Ajo është shoqëruar nga shërbimet e Komisariatit të Vorës dhe gjatë marrjes në pyetje është provokuar duke ia bërë fakt të kryer vjedhjen me arsyetimin se kishte prova që e fajësonin për ngjarjen.

Duke dyshuar se vërtet vjehrri me vjehrrën kishin prova kundër saj, ajo e ka pranuar autorësinë e ngjarjes, nga e cila ka përjashtuar plotësisht bashkëshortin, duke thënë se ai nuk dinte asgjë. “I kam vjedhur për të blerë perde dhe gjëra të ndryshme për të kompletuar shtëpinë. Burri nuk di asgjë, pasi atij i kam thënë që paratë m’i jepnin prindërit e mi”, mësohet të jetë shprehur 22-vjeçarja.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases F. B., 22 vjeçe, pasi në Marqinet, ka vjedhurshumën prej 6400 dollarësh amerikanë, në banesën e vjehrrit të saj”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania