I riu shqiptar flet për JOQ nga Kina: Erion Veliaj nuk më la të realizoja ëndrrën time, bënin presion!
Një i ri shqiptar, i cili sot jeton në Kinë, ka rrëfyer për JOQ ALBANIA, se si Erion Veliaj nuk e la të realizonte dëshirën e tij. Ergys Turja, tregon se para tre vitesh, kishte një kioskë në liqenin artificial, ku bënte lëngje frutash dhe këto donte ta modernizonte. Mirëpo, ai sqaron se presioni i zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës ishte shumë i lartë dhe nuk e linin të realizonte diçka të bukur.
Këtë ide, ai e prezanton sot nga Kina dhe shpreh hapur zhgënimin që ka përjetuar. Egysi u bën thirrje personave që punojnë tek liqeni të marrin një pajisje si ajo në Kinë dhe ta zbukurojnë liqenin e Tiranës. Ai flet me shumë dëshirë për ëndrrën që ka pasur, por zhgënjimi e kaplon dhe nuk i mbetet gjë tjetër veçse të inspirojë të tjerët që të realizojnë ëndrrat e tyre.